Dorëhiqet kryeministrja polake;
dy ditë më parë priti Ramën

Dorëhiqet kryeministrja polake;<br />dy ditë më parë priti Ramën<br>
Kryeministrja e Polonisë, Beata Szydlo ka njoftuar dorëheqjen e saj nga posti. Lajmin e ka bërë të ditur një zëdhënëse e partisë konservatore në pushtet pasditen e së enjtes, e cila ka nënvizuar se akti i kryeministres është pranuar.

Komiteti politik i partisë për Ligj dhe Drejtësi që qeveris vendin ka propozuar zëvendës kryeministrin dhe ministrin e Financave, Mateusz Morawiecki në vend të saj.

Dorëheqja e Szydlo vjen në një kohë kur kabineti i saj ka përmbushur thuajse gjysmën e mandatit dhe pas lajmesh të shumta të publikuara në media për një riformatim të kabinetit.

Dy ditë më parë, kur ishte ende në detyrë, ajo priti në një takim kryeministrin shqiptar Rama, të cilin e siguroi se BE do të njohë progresin e bërë nga Shqipëria

Analistët kanë deklaruar se planet për ndryshim reflektojnë vendosmërinë e qeverisë për t’u fokusuar tek ekonomia në dy vitet e ardhshme.

Morawiecki, 49 vjeç dhe ish-bankier, ka përgatitur një plan ambicioz për një “zhvillim të përgjegjshëm”. Vitin e kaluar qeveria njoftoi se miliarda euro do të injektoheshin në ekonomi në 25 vitet e ardhshme, në kuadër të një plani ekonomik afatgjatë për vendin. 

G.F. / Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Punonjësi i dyqanit kapet në video duke vjedhur biletën fituese 1 milion dollarë të klientit në SHBA

Punonjësi i dyqanit kapet në video duke vjedhur biletën fituese 1 milion dollarë të klientit në SHBA