Artan Minarolli është dorëhequr nga posti i anëtarit të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar. Nënkryetari i Komisionit të Medias, Alfred Peza në mbledhjen e sotme ka  njohur deputetët e majtë me dorëheqjen e z. Minarolli, e cila tha ai, bëhet për arsye personale.

Ndonëse anëtarëve të këtij bordi, përfshi dhe z.Minarolli, i ka mbaruar mandati që para dy vitesh, zgjedhja e Këshillit të ri ende nuk po gjen konsensus mes palëve në parlament.

Kjo situatë vijon të mbetet e tillë dhe me fillimin e sesionit të ri parlamentar, kur opozita e djathtë vazhdon të bojkotojë veprimtarinë e Kuvendit.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)