Alfred Deshati ka dhënë doreheqejen e parevokueshme nga posti i nënkryetarit të Partisë Republikane.
Përmes nje deklrate për mediat, Deshati u shpreh se ka vendosur të dorehiqet nga të gjitha nga pozicionet aktuale partiake, respektivisht, nga pozicioni i Nënkryetarit të Partisë Republikane, anëtarit të Kryesisë dhe të qënit anëtar i kësaj partie.
“Disa herë e kam gjetur veten në situata të vështira dhe jo normale duke mos u pajtuar me mënyrën aktuale të funksionimit, drejtimit dhe vendimarrjes së Kryetarit të Partisë. E them me bindje dhe ndershmëri, që kjo parti po drejtohet në mënyrë të shëmtuar ashtu siç nuk e kam parë ndonjëherë, duke anashkaluar dhe mosvleresuar kontributin ndër vite të republikanëve”, shkruan ai ne deklaratën e dorëheqjes.
Akti i dorëheqjes
Lënda: Letër dorëheqje Tiranë, më 27/04/2016
Drejtuar: Fatmir Mediu, Kryetar
Partia Republikane e Shqipërisë
Për dijeni: Kryesia
Partia Republikane e Shqipërisë
Për 25 vite kam punuar për Partinë Republikane duke e konsideruar si një çështje krenarie dhe kënaqësie për veten dhe familjen time. Besoj se kam punuar mjaftueshëm për të kuptuar trajektoren e kulturës, njerëzve dhe identitetin e Partisë Republikane.
Fleksibiliteti i mjedisit politik në Shqipëri dhe jo vetëm të ofron gjithmonë alternativa, por unë e kam parë Partinë Republikane si zgjedhjen time të vetme, në kontekstin që i jam dedikuar plotësisht duke kontribuar me sinqeritet dhe besim.
Një Parti e shokëve dhe miqve të mirë e të bashkuar, është kthyer në një Parti në luftë me veten. Për shumë kohë e kam gjetur veten në situata të vështira dhe jo komode duke mos u pajtuar me mënyrën aktuale të funksionimit dhe vendimarrjes së partisë, ashtu edhe drejtimin në të cilën ajo po shkon.
Nuk e kam më ndjesinë e dikurshme të partisë idealiste të krijuar nga z. Sabri Godo, shqetësimi i të cilit ishte vendi dhe njerëzit e tij. Ndërsa sot, shumica e liderëve tanë janë të shqetësuar në lidhje vetëm me axhendat e tyre personale. Rrjedhimisht, kam vendosur të dorëhiqem nga pozicionet aktuale partiake, respektivisht, nga pozicioni i N/Kryetarit të Partisë Republikane, anëtarit të Kryesisë dhe anëtar i kësaj partie.
Sinqerisht,
Alfred Deshati
Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com