Dorëzohet që të marrë
shpërblimin e vënë për kapjen e tij

Dorëzohet që të marrë <br />shpërblimin e vënë për kapjen e tij
KABUL - Një taleban në Afganistan është dorëzuar sepse ka dashur të marrë paratë që ishin vënë si çmim për kapjen e tij.

Ngjarja, me personazh kryesor Mohamad Ashan, raportohet nga Ëashington Times. I akuzuar për kryerjen e dy atentateve, Ashan kishte hyrë në listën e personave më të kërkuar dhe si zakonisht emri dhe foto e tij me njoftimin e shpërblimit prej 100 dollarësh ishin printuar në fletushka për t’iu shpërndarë popullatës.

Ushtarët afganë në një postobllok kanë mbetur pa fjalë kur para tyre është paraqitur vetë Mohamad Ashan me nje fletë të tillë në dorë dhe u ka thënë “Ja, unë jam ky, dua 100 dollarë”. Talebanit i janë vënë menjëherë prangat dhe është dërguar në kazermën më të afërt për t’u verifikuar identiteti i tij. Mbetet e paqartë si e kishte menduar me mendjen e tij Ashan marrjen e shpërblimit për kapjen e tij.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje