Kryeministri Grek Aleksis Tsipras dhe presidenti i Eurogrupit Jeroen Dijsselbloem, kanë arritur një marrëveshje për të vazhduar dialogun mes përfaqësuesve të Athinës dhe atyre të Bashkimit Evropian, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Qendrore Evropian, apo të ashtuquajturave TROIKA.
Deri të hënën, kur do të jetë dhe mbledhja e radhës, do të bëhet analiza e planit dhe kërkesave të paraqitura nga qeveria greke për zgjidhjen e çështjes së borxhit të shpëtimit, me qëllim evidentimin e ndryshimeve mes marrëveshjes aktuale dhe kërkesave të qeverisë së Tsipras. Përfaqësuesit e të dy palëve, nëpërmjet komisioneve teknike, pritet të takohen gjatë ditës së sotme për të kuptuar se në çfarë terreni qëndrojnë kërkesat e palës greke dhe evropianëve.
Në përfundim të samitit të Bashkimit Evropian në Bruksel ku u takuan krerët e shteteve evropiane, kryeministri Grek u shpreh besim plotë në arritjen e një marrëveshje të re.
“Do të respektojmë rregullat fiskale e ekuilibrin e bilancit, nuk do të kthehemi sërish në humbje; kam kërkuar ndihmën e partnerëve sepse kështu do të mund t’a bëjmë Greqinë një vend normal. Klima e bisedimeve me përfaqësuesit e eurogrupit nuk është kërcënuese por ka një frymë respektimi dhe mirëkuptimi, pasi askush në këshillin e BE-së nuk dëshiron konfrontim”.
Pas punës së dy komisioneve teknike në vlerësimin e marrëveshjes, Eurogrupi, apo ministrat e financës së vendeve të BE-së, të hënën do të mund të marrin një vendim politik. Liderët perëndimorë,e sidomos Gjermania, i kanë ofruar Greqisë mbështetje dhe kompromis, por me kusht respektimin e rregullave të BE-së.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com