Dorëheqja e Ajazit, Leonard Olli:
Mafi qeveritare po kalon në revansh

Dorëheqja e Ajazit, Leonard Olli:<br />Mafi qeveritare po kalon në revansh<br>
Kryetari i këshilltarëve të djathtë në bashkinë e Tiranës, Leonard Olli e cilëson si një “këmbanë e alarmit se mafia qeveritare po kalon në revansh të plotë” dorëheqjen e drejtuesit të SISH.

Nëpërmjet një statusi në facebook ai thotë se është opozita ajo që duhet të garantojë me çdo kusht mbrojtjen institucionale të funksinarëve të shtetit.

Dorëheqja e drejtuesit te SHISH nuk është vetëm një presion i Ramës ndaj një drejtuesi që nuk pranoi të bëhej vasal i tij e të mbulonte çdo gjurmë të skandalit Tahiri, por këmbana më e fortë e alarmit se mafia qeveritare po kalon në revansh të plotë. Opozita duhet të garantojë me çdo kusht mbrotjën insititucionale të funksionarëve të shtetit, si e vetmja mënyrë që të shpëtojë rendin kushtetues dhe integritetin funksional dhe individual të çdo njërit prej tyre.”, shkruan Olli.

Visho Ajazi Lika ia ka paraqitur zyrtarisht largimin nga detyra kryeministrit Edi Rama ditën e sotme, ndërsa ky i fundit i propozoi Presidentit Ilir Meta emrin e ri, atë të Bendos, gjatë një takimi të zhvilluar mesditën e sotme

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!