Dorëheqja e Korkutit, Milo: Zgjedhjet
nuk duheshin bërë para reformës

Dorëheqja e Korkutit, Milo: Zgjedhjet<br />nuk duheshin bërë para reformës
Nënkryetari i Akademisë së Shkencave, Myzafer Korkuti, ka dhënë dorëheqjen vetëm dy ditë pas zgjedhjeve në Akademinë e Shkencave.
 
Korkuti i tha Report TV se dorëheqja motivohet “për arsye personale” dhe këtë ia ka komunikuar përmes një letre Akademisë së Shkencave.
 
Kjo dorëheqje e papritur është shoqëruar menjëherë nga një mbledhje urgjente e kryesisë, ku ishin të pranishëm kreu i akademisë Gudar Beqiraj dhe Vasil Tole. 
 
Dorëheqja e nënkryetarit erdhi pas kritikave për mungesën e reformave në Akademi dhe riciklimin e dy posteve drejtuese të mbajtura prej 12 vjetësh nga Gudar Beqiraj dhe Myzafer Korkuti. 
 
Një qëndrim të ashpër për faktin që Beqiraj dhe Korkuti pranuan postin pa u bërë reforma, ka mbajtur historiani dhe politikani  i njohur Paskal Milo.
 
“Këto zgjedhje për Akademinë e Shkencave ishin të papërshtatshëm, të pa venda dhe të panevojshme në momentin aktual ku pritet në reformë në Akademi”, shprehet Milo.
 
Milo nuk ngruron të flas me ermra për ata të cilët e dobësuan rolin e Akadenisë ndër vite.
 
“Në vitet 2006-2007, në të ashtëquajtërën reformë e qeverisë Berisha u minuan themelet e saj, duke shkëputur institutet kryesore të Akademisë. Pikërishtë këta drejtues të Qendrës Albanologjike kanë përfituar dhe përfitojnë nga të qenurit edhe anëtarë të Akademisë së Shkencave, pa dyshim këtu bëhet fjalë për privilegjet që kanë gëzuar në vite, duke e bërë Qëndrën Albanologjike një zëdhënëse dhe shtojcë të politikave të shtrembërimit të historisë që segmentet e së djathtës shqiptare kanë këmbngulur”, përfundon Milo.
 
Histotiriani Paskal Milo nuk i kursen kritikat edhe për qeverinë Rama.
 
Pas shpalljes së dorëheqjes së nënkryetarit Korkuti Akademia ka lajmëruar edhe një  Mbledhje të jashtëzakonshme ditën e hënë më 11 shtator 2017. 

Redaksia Online
Er.K/ e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Shifrat rekord/ Malli i importit ‘mbyt’ prodhimin ‘Made in Albania’! Janar-Qershor u importuan 597 mijë tonë ushqime

Shifrat rekord/ Malli i importit ‘mbyt’ prodhimin ‘Made in Albania’! Janar-Qershor u importuan 597 mijë tonë ushqime