TIRANE-Pas deklaratave të forta nga SHBA-ja dhe të gjitha kancelaritë europiane, opozita shqiptare duket se është tërhequr nga qëndrimi i prerë për të mos u ulur në një tryezë për dialog me kryeministrin Edi Rama. Ish-deputeti i LSI-së, Edmond Panariti i ftuar në emisionin "45 Minuta" të drejtuar nga Denis Minga në Report Tv u shpreh se opozita do të ishte gati që të pranonte një tryezë politike të thirrur nga Presidenti i Republikës për të zgjidhur konfliktin politik pas dorëheqjes nga opozita dhe protestave.
Ai tha se Presidenti Meta është mbi palët dhe mund të marrë një iniciativë të tillë në këtë moment krize politike. "Marrëveshja e çadrës ishte kundër produktive. Basha dhe LSI janë të qartë në objektivat që kanë. Po vijuam kështu do të shkojmë drejt një përplasje me shqiptarët. Pasi kështu do të shkojë ajo punë.
Presidenti në momentet e krizave mund të marrë përsipër një inciativë për të ulur palët për të gjetur një zgjidhje. Do të jetë e mirëpritur nëse merr një inciativë për një tryezë. Por tani kemi shkuar shumë larg. Po shikoj tendenca për të mbushur atë parlament, do të ishte një diskreditim, do të ishte një njollë turpi" tha Panariti.
Por a do të pranonte opozita në tryezën e dialogut Edi Ramën? "Rama është kryetar i PS, në kostumin e kryeministrit nuk e pranojmë, por nëse PS e zgjedh për t'u ulur në dialog, atëherë është punë e tyre..." tha Panariti. Gjithashtu ai hodhi sërish idenë e një tjetër qeverie teknike si ajo e vitit të kaluar pas çadrës së opozitës. 'Me një qeverie kalimtare apo teknike, si të duash, ne shkojmë qetësisht drejt sfidës së hapjes së negociatave' tha ai.
Ndërkombëtarët dolën jo vetëm kundër mjeteve të përdorura nga opozita (djegia e mandateve dhe dhuna), por edhe kundër kauzës së tyre (vjedhja e votave) dhe kundër kërkesave të tyre (qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme) (lexo ketu qendrimin e plotë).
Komente








Ky kokerrjepuri po kerkon pazar sepse i trembet drejtesise se re. Asnje pazar me keta muter qe kendej i jepnin fonde dhe prona publike Balilajve dhe kendej akuzojne PS.
PërgjigjuHaha hahaha o cfar burri tjetri po na thëriti Meta ulemi në bisedime thot, Obobo dhe kisha një farë respekti për këtë Pezzo di merda.
PërgjigjuProfesor leshi qe nuk ma nerrte mendja qe te kishe kaq nivel te ulet llogjik dhe politik . Ti thua qe ulemi me Ramen po na thirri Meta . Po pse budallenj i njeh shqiptaret ti ? Meta eshte pjese e sjenarit anti reform dhe pro skenarit te Saliut . Do vij nje dite dhe do pendohesh ne vijen antieuropiane qe po ndjek
PërgjigjuO kovaçi enver mut hoxhës kur ka ngel politika në duart e tua vazhdo e bëj ga ga ga o qelbësir o kok zbath . Po ça i quani ju SHQIPTARËT budallenj ? Ju s'keni më shanc të ktheheni mbrapa. Ju e hongrët qafën e patës o kovaç i qrlbur.
PërgjigjuShqiptaret nuk do pranojne kurr te ulen me bisedime me keta bandite .Populli e ka votuar kryeministrin e tij dhe Qeveria te vazhdoje perpara me reformat Eshte mire qe keta kusar do dorezojne parat dhe pronat qe I Kane vjedhur popullit te presin me qetesi dhe dashuri SPAKUN .Vendi ecen perpara
PërgjigjuPresidenti te therrase Moniken e ta edukoje se qenka ku therret qameti si femer si grua.
PërgjigjuMoniken ska burre qe ta sjelle ne terezi
Po e ke myt ne silikon prap burr duket.Ca te bej mo.
Pse femer te duket Monika ty?? Eshte thjesht nje sharlatane