Pas dorëheqjes së kryeministrit Renzi tashmë arbitër i qeverisë do të jetë presidenti Mattarella i cili do të drejtojë kalimin e pushtetit dhe do të duhet të zgjidhë krizën politike që ka përfshirë Italinë pas vendimit të referendumit.
Ndërsa disa prej mediave prestigjioze italiane parashtrojnë edhe 5 hipoteza të mundshme:
E para, zgjidhje institucionale, të emërohet në krye të qeverisë udhëheqësi i senatit Pietro Grasso.
Së dyti, presidenti Mattarella mund të vendosë në krye të qeverisë një njeri të besuar i cili ka marrëdhënie të qëndrueshme me të dyja palët: qendrën e djathtë dhe qendrën e majtë. Dario Franceschini konsiderohet personi më i afërt me kreun e shtetit.
Së treti, zgjedhje të parakohshme. Pa ndryshuar ligjin elektoral vendi shkon në zgjedhje të parakohshme aq shumë të dëshiruara nga Grillo udhëheqësi i LËVIZJES 5 YJET dhe Salvini kreu i ligës veriore. “ Fitoi demokracia tashmë duhet të shkojmë menjëherë në Italicum” U shpreh Grillo pas vendimit. Me shumë mundësi në krye të vendit do të vinte një qeveri koalicioni i cili duhet të ketë besimin e Senatit.
Së katërti, shumë prej analistëve thonë se në krye të qeverisë teknike mund të vendoset ministri i ekonomisë Padoan si një mënyrë për të qetësuar tregjet europiane.
Së pesti, skenari më pak i mundshëm. Presidenti t’i kërkojë Renzit të rikthehet në qeverisje.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com