Dorëheqja e Rrumbullakut/ Gazetari Dervishi: Ishte i besuari i SPAK dhe Altin Dumanit! Ana negative, që i ka shërbyer politikës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku paraqiti dorëheqjen ditën e djeshme, ndërsa sot ministri i Brendshëm Ervin Hoxha shpalli konkursin për drejtorin e ri.

Gjithashtu do të ketë emërime të reja në postin e drejtorëve të policisë në 12 qarqet e Shqipërisë. Për të mësuar më shumë ishte i ftuar në Report Tv gazetari Ferdinand Dervishi.

Ai u shpreh për Rovena Nezirin, se Rrumbullaku ishte njeriu të cilit SPAK dhe Altin Dumani i besonin më shumë brenda policisë së shtetit, lidhur me aksionet e ndryshme.

'Lëvizje edhe prej një fare të drejte të bëjë stafin për të arritur rezultatin që i kam premtuar kryeministrit apo shoqërisë. Përgjithësisht ka ndodhur që kanë zgjedhur stafin e tyre, apo njerëzit e tyre. Nuk është se pritej ndonjë lëvizje e Rrumbullakut. Kemi të drejtën të bëjmë një farë vlerësimi për punën e tij. Do nisem nga vlerësimi i SPAK, në polici nuk i besoj askujt përveç Rrumbullakut. Aksionet e SPAK, që nuk duhet të dekonspirohen kanë qenë rezultate përmes Rrumbullakut. Ka pasur bindje të verbër ndaj politikës, është implikuar në emërime të paligjshme në polici. Por nuk di të them balanca, ka qenë i besuar i SPAK. Merr një pikë negative që i ka shërbyer politikës. Kjo është ajo që la përshtypja e Rrumbullakut.'

Sipas Dervishit, ish drejtorit Rrumbullaku i është kërkuar dorëheqja ashtu si Ardi Veliut apo Gledis Nanos.

'Pse e larguan? Çështje tjetër, mund të ketë lidhje me zgjedhjet. Ministri i ri do staf të caktuar. I realizoj me një staf të ri. Nuk ka lidhje, dorëheqja i është kërkuar 2-3 drejtorëve të përgjithshëm. Nuk është se Muhameti donte të jepte dorëheqjen. Por Gledis Nano nuk pranoi të jepte dorëheqjen por bëri dhe lëvizje refraktare. Shkaku i largimit kush është? Mund të jenë zgjedhjet. Gjendja kriminale e ditëve të fundit. Kaq shumë ngjarje kriminale të rënda nuk e lidh dot as me ardhjen e pushuesve, emigrantëve. Nuk di ç’të them. Mund të jenë dhe probleme të brendshme.'

Më tej, gazetari nge pyetjen lidhur me 12 drejtorët e rinj të qarqeve. Ndërsa shton se këto 20 vite nuk ka patur fare ndryshime të drejtorëve të policisë dhe kjo ka forcuar lidhjet e shumë prej tyre me krimin e organizuar.

'Nëse ne në 12 qarqe, do gjejmë 12 njerëz të pakorruptuar, rezultatet do jenë të shkëlqyera, do jetë një revolucion në fushën e rendit. Kjo nuk ka ndodhur kurrë. Nuk është se kemi kuadro të nivelit të lartë, që mund të përzgjedhin shumë. Nuk janë bërë konkurse për grada. Kemi në polici, njerëz që nuk lëvizin prej 20 vjetësh. Është shumë e thjeshtë që në 20 vjet të ndikohesh nga krimi. Dhe vijmë tek fjala e Dumanit që nuk beson tek njerëzit e policisë. Kemi arritur në këtë stad. Që nuk beson kupolën e policisë.

Kam idenë që kohët e fundit janë djegur brezat. Është dhe problemi i gradave që ka qenë i bllokuar deri dje. Kemi dhe këtë problem. Nuk e di ku i gjejë ministri 12 drejtorë të papërlyer. Kam frikë se situata do jetë e njëjtë, do depërtojnë ata që kanë mundësi. Ka mungesë emrash të rinj. Janë djegur brezat. 20 vite të njëjtët emra. Dhe kemi atë rezultat që thashë.'

G.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mungesa e lojtarëve dhe emra të rinj në Kombëtare: S'është e thjeshtë të veshësh një fanellë të rëndësishme si e jona

Mungesa e lojtarëve dhe emra të rinj në Kombëtare: S'është e thjeshtë të veshësh një fanellë të rëndësishme si e jona