Dje ministrat teknikë të PD dorëzuan dorëheqjet në Kryeministri pasi përpiluan raportin përfundimtar me shkeljet që u vërejtën në zgjedhjet e 25 qershorit.
 
Por me largimin e tyre, kompetencat kalojnë te zv/ ministrat në ministritë përkatëse, e Brendshme, e Shëndetësisë, Finacave, Arsimit dhe Drejtësisë.
 

Pas largimit të Demijrat në Ministrinë e Brendshme kompetencat kalojnë te zv/ ministrja Rovena Voda, te Financat zv/ ministri Erjon Luçi, te Drejtësia Arben Isaraj, te Shëndetësia Mira Rakacolli dhe te Arsimi Gert Janaqi.
 
Zv/ ministrat do të drejtojnë deri në muajin shtator, pasi në fillim të muajit pritet që Rama të shpallë emrat e rinj të kabinetit të ri. 


dy.b/shqiptarja.com