Dorëheqja e vëllait të Bashës nga
Gjykata, Brukseli: Që t’i shpëtojë Vetting-ut

Presioni ndaj Partisë Demokratike të Shqipërisë për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të vendit është intensifikuar së fundi nga ndërhyrja e dy figurave të larta të BE-së, thuhet në një artikull të “EUReporter”.

Por në artikull i jepet një rëndësi e madhe edhe largimit të vëllait të Bashës nga Gjykata e Lartë, për t’i shpëtuar Vettingut.

Artikulli
Presioni ndaj Partise Demokratike te Shqiperise per te marre pjese ne zgjedhjet e ardhshme vendore eshte bere edhe më intensiv me nderhyrjen e dy figurave te larta politike te BE , shkruan Martin Banks.Zgjedhjet parlamentare ne Shqiperi jane percaktuar ne 18 Qershor por Partia Demokratike ka shpallur bojkot parlamentar.
Po refuzon te regjistrohet ne zgjedhjet e Qershorit, duke kercenuar bojkotin nese nuk krijohet nje qeveri teknike.Ne qender te mosmarreveshjeve eshte mospajtimi ne lidhje me zbatimin e vettingut e te reformes ne drejtesi.

Lulzim Basha, kreu i PD, ka thene se opozita nuk do te votoje per draftin ekzistues edhe pse BE thote se kjo eshte pengesa e vetme qe ndalon Shqiperine ne nisjen e negociatave me BE.

Ne 13 Prill, diten e enjte pati dy zhvillime te reja me shume rendesi, ne sagen e gjate te ndodhive.

Se pari , mediat e Tiranes raportuan qe vllai i liderit te opozites ka hequr dore se fundmi nga pozicioni i tij ne gjykate per te shmangur procesin e vetingut.Erlind Basha, vllai i Lulezim Bashes ,ka punuar si nëpunës në Gjykatën e Lartë të Shqipërisë deri disa javë më parë. Raportet lokale sugjerojnë se Presidenti Bujar Nishani, duke qene në dijeni të dorëheqjes dhe arsyes, ka rene dakord per a mbajtur çeshtjen sekret.

Levizja tjeter kyçe erdhi nga perfaqesuesit e larte te BE.Ata i ben nje thirrje popozites per ti dhene fund bojkotit.

Perfaqesuesit e BE/ Zv.Presidentja Federica Mogherini dhe komisioneri i zgjerimit Johannes Hahn dhane një deklaratë të përbashkët mbi zhvillimet e fundit në Shqipëri.

Ne te thuhet “Na vjen keq per bojkotin parlamentar ne Shqiperi dhe qe Opozita ende nuk eshte regjistruar per te marre pjese ne zgjedhje. Debati politik nuk duhet te zhvillohet jashte , por Brenda parlamentit ne baze te praktikave demokratike. Qytetaret meritojne nje lidership te pergjegjshem.”

Te dy thane “edhe njehere i nxisim te gjithe lideret e partive politike te veprojne me pergjegjshmeri, me respekt per institucionet, dhe ti hapin rrugen zgjedhjeve demokratike , duke ruajtur standarded internacionale”

Deklarata vazhdon me tej “Me specifikisht, reforma ne drejtesi , shume e nevojshme ne Shqiperi eshte sulmuar perseri. U bejme thirrje te gjitha partive te realizojne formimin e institucioneve te vetingut. Te sulmosh reformen ne drejtesi ne vend qe te sigurohesh per zbatimin e vetingut, me monitorimin e afert nga Operacioni Nderkombetar i Monitorimit , e demton Shqiperine dhe te ardhmen e saj.”

Mogherini dhe Hahn komentuan “ Ne presim qe ministrat te tregojne pergjegjesi, kapacitet per te vepruar ne kuadrin e institucioneve demokratike legjitime dhe te qendrojne ne krah te Shqiptareve te cilet vahdojne te kerkojne zbaimin e Vetingut si nje hap vendimtar ne rrugen e vendit drejt Europes”.

Duke ardhur nga perfaqesues kaq te larte te komisionit kjo shihet si nje deklarate shume e forte.
Kundershtimet kokeforta te PD ne lidhje me cdo kompromis ka nxitur disa reagime te sinqerta nga anetare te komunitetit internacional.

Nje burim i Komisionit tha per kete ëebsite “ Duke e pare nga jashte (bojkoti) duket si nje menyre tjeter per te justifikuar bllokimin e reformes ne drejtesi”.

Eduard Kukan, nje anetar i delegacionit te parlamentit per stabilitetin e Shqiperise dhe Komisioni Parlamentar kundërshton çdo përpjekje për të bllokuar “reformën më të rëndësishme” në historinë e shtetit të brishtë demokratik shqiptar.

Sllovaket thane : “Une mbeshtet totalisht perpjekjet qe cojne ne zbatimin e reformes ne drejtesi. U kam bere shpeshhere thirrje politikaneve te Shqiperise per te vazhduar procesin e krijimit te trupave te vetingut dhe nisjen e zbatimit te reformes. Koha eshte shume thelbesore. Gjithashtu I kam bere thirrje te perseritura opozites per tju rikthyer punes ne parlament ne menyre qe te ecet perpara me reformen dhe te beje pergatitjet e nevojeshme per zgjedhjet e ardhshme .Do e perseris prape veten duke thene se ne systemin demokratik betejat politike behen ne kuader te institucioneve te krijuara per kete qellim.”

Një zëdhënës i Grupit Reformist dhe Konservativ Europian u shpreh “Ne mbështesim fuqishëm përpjekjet e qytetarëve shqiptarë dhe luftën e tyre për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Populli shqiptar duhet të dije se ata gjithmonë do të ketë mbështetjen tonë në rrugën e tyre ne te drejten të lirisë dhe demokracisë, shtetit të së drejtës dhe lirisë individuale. “

Mogherini tha me pare se zbatimi i vetingut dhe reformes ne drejtesi jane e vetmja pengese qe ndalon nisjen e negociatave te Shqiperise me Bashkimin Europian. Ajo tha gjithashtu se ata qe nuk votojne per vetingun ’Nuk duan integrimin e Shqiperise ne BE”

Persa iperket Nentorit te 2015, Komisioni Europian ka qene i qarte ne faktin qe “ Shqiperia ka permbushur te gjithe kerkesat per nisjen e negociatave te anetaresimit dhe e vetmja kerkese qe ka ngeluar pa u permbushur eshte zbatimi I reformes ne drejtesi”. 

Redaksia Online
Shqiptarja.com

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave