Dorëheqjet në Hipoteka,Rama
anulon urdhrin e ministrit Bardhi

Dorëheqjet në Hipoteka,Rama<br />anulon urdhrin e ministrit Bardhi
Kryeministria përmes një njoftimi për mediat bën me dije se ka anuluar urdhërin e Ministrit teknik të Drejtësisë  Gazmend Bardhi, i cili  ditën e sotme sfidoi kryeministrin  duke pezulluar dorëheqjet e 11 Regjistruesve të Zyrave Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të cilëve pak ditë më parë iu kërkua dorëheqja nga vetë kreu i qeverisë.

Në njoftimin për mediat bëhet me dije se dorëheqjet nuk mund të refuzohen dhe hetimi administrativ i Ministrit mund të vazhdojë pa asnjë pengesë.

Më tej thuhet se qeveria ka një kod sjellje që parashikon që asnjë ministër qoftë politik qoftë teknik, në ikje apo në ndjenje nuk mund ta shkelë këtë kod.

Sipas kryeministrisë  nëse nga hetimi administrative verifikohen shkelje të ligjit, regjistruesit që kanë bërë këto shkeljet duhet të shkojnë para drejtësisë

Njoftimi i Kryeministrisë
 

 Zyra e Kryeministrit njofton se shefi i qeverisë e ka anuluar urdhrin e Ministrit të Drejtësisë, duke bërë të qartë se dorëheqjet nuk mund të refuzohen dhe hetimi administrativ i Ministrit mund të vazhdojë pa asnjë pengesë. Nëse nga hetimi administrativ do të verifikohen shkelje të ligjit, regjistruesit që i kanë bërë këto shkelje duhet të shkojnë përpara drejtësisë.

Qeveria shqiptare ka një Kod Sjelljeje, të miratuar me VKM, qysh në mbledhjen e saj të parë dhe asnjë ministër, qoftë politik a teknik, qoftë në ikje a në ndenje, nuk mund ta shkele këtë Kod, i cili përcakton qartë se qeveria nuk është një grup individësh që veprojnë në kokën e tyre, po një skuadër që drejtohet nga Kryeministri dhe funksionon mbi bazën e parimit të thjeshtë të aprovimit paraprak nga Kryeministri, të veprimeve administrative apo komunikimeve të ministrave me publikun.

Bardhi sfidon Ramën :"Nëse ka shkelje, shkarkohen"

Pak orë më parë përmes një deklarate për mediat, Ministria e Drejtësisë bën të ditur se Rama u kërkoi dorëheqjen drejtorëve duke shkelur të drejtat e njeriut. Sipas këtij dikasteri, Ministria e Drejtësisë do nisë hetim administrativ mbi eficencën të punë të këtyre zyrtarëve, duke argumentuar se nëse ka shkelje, drejtorët nuk dorëhiqen, por shkarkohen nga detyra.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 


 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë