Dorëhiqet Alizoti:Me Bashën në
krye, PD s'mund të ringrihet

Dorëhiqet Alizoti:Me Bashën në<br />krye, PD s'mund të ringrihet
Sapo Lulzim Basha është rikonfirmuar për së dyti si kryetar i PD-së, ka ardhur edhe dorëheqja e parë nga kryesia e demokratëve.

Drejtori i Departamentit të ish të përndjekurve Tomor Alizoti  në një postim në FB shprehet se  jep dorëheqjn nga kjo detyrë si dhe nga ajo e anëtarit të kryesisë. Ai shprehet se pas humbje së PD në zgjedhjet e 25 qershorit uronte që Basha të dorëhiqej.

Statusi i Plotë

"Në përfundim të votimit të anëtarësisë së PD për kryetarin e saj jap sot dorëheqjen time nga detyra e drejtorit të departamentit të ish të përndjekurve dhe nga ajo e anëtarit të kryesisë.

Unë, pas humbjes dramatike të PD-se mbrojta qendrimin se z Lulzim Basha ishte pergjegjes kryesor per kete humbje dhe duhej te dorehiqej ne menyre qe partia te niste nje proces reflektimi dhe ringritjeje. Doreheqja do te ishte nje akt demokratik i nevojshem dhe nje pranim i vertete i pergjegjesive.

Vetem keshtu ne do te kishim mundesine e ndertimit te nje fryme dhe force te vertete opozitare. Z Basha zgjodhi nje qasje tjeter duke iu imponuar normave perendimore dhe duke u rizgjedhur, kesisoj une si akt qytetar dhe fisnik po zgjedh te dorehiqem.

Mbetem nje mbeshtetes i paepur i PD dhe i te djathtes  dhe shpresoj qe ajo shume shpejt te zere vendin qe meriton. Mirenjohje te thelle per te gjithe mbeshtetesit”, përfundon postimin në Facebook  Alizoti.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com


 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë