Kosovë/ Jep dorëheqjen drejtoresha e përgjithshme e RTK-së, Zana Spahiu

Kosovë/ Jep dorëheqjen drejtoresha e përgjithshme e RTK-së, Zana Spahiu

Zana Spahiu

Drejtoresha e Përgjithshme e Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Zana Spahiu ka dhënë dorëheqjen nga ky pozicion. Lajmi është konfirmuar nga Radio Televizioni Publik i Kosovës, ku thuhet se dorëheqja e saj do të jetë efektive nga 30 korriku.

Spahiu, sipas RTK-së, ka thënë do të flasë edhe për arsyet e dorëheqjes nga kjo pozitë, por në një moment të dytë.

Kjo është dorëheqja e parë nga RTK-ja, pas publikimit të një lajmi nga media boshnjake “Slobodna Bosna”, i cili thoshte se dy media kosovare, “Nacionale” dhe “Periskopi” i shërbejnë pushtetit në Serbi.

Kjo pjesë e lajmit u transmetua edhe në televizionin publik të Kosovës dhe më pas është shpërndarë prej disa deputetëve të qeverisë.

Partitë opozitare në Kosovë kanë thënë se ky medium është “shndërruar në vegël të interesit ordiner të pushtetit”.

Qeveria e Kosovës nuk është prononcuar rreth këtij rasti, ndërsa ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se i ka dhënë informacione Prokurorisë për dy portalet e përmendura të Kosovës, me arsyetimin se “është e rëndësishme të dimë se kush financohet nga Serbia”.

Të mërkurën, 16 organizata joqeveritare dhe tre aktivistë të shoqërisë civile në Kosovë, kanë kërkuar dorëheqjen e Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK).

Në reagimin e 24 korrikut të organizatave joqeveritare, materiali i RTK-së është konsideruar “informacion dezinformues, me qëllim të sulmimit të mediave online, Nacionale dhe Periskopi”.

Bordi i RTK-së ka mbajtur më 23 korrik një mbledhje të jashtëzakonshme dhe përmes një njoftimi ka thënë se është i shqetësuar për publikimin “e artikullit kontrovers në RTK”, që e ka cilësuar si “lëshim të qartë”, duke kërkuar sqarime të detajuara nga drejtuesit.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • dardan: 26/07/2024 13:21

    Në RTK bëhet çfar thotë Kurti nëpërmjet plerës Krasta.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu