Florenc Doka, ka dhënë dorëheqjen nga detyra si drejtor i burgut të Peqinit.

Sipas burimeve për Report Tv dorhëheqja e tij është si pasojë e disa arsyeve personale.

Doka ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën e tij për dorëheqje në ministrinë e Drejtësisë - kërkesë e cila është pranuar.

Doka, u emërua drejtor në dhjetor të vitit 2023, pas arrestimit të ish-drejtorit të burgut dhe zyrtarëve të tjerë pas vrasjes së Arben Lleshit nga Sokol Mjacaj.

Lajm në përditësim..