Jep dorëheqjen nga posti i kreut të Këshilltarëve të Djathtë në Bashkinë e Tiranës, Leonard Olli. Në vendin e tij PD ka vendosur Kreshnik Çollakun.

Në një prononcim për Report Tv Leonard Olli është shprehur se shkak i dorëheqjes nga posti janë angazhimet profesionale. “Kam vendosur që të largohem për shkak të angazhimeve profesionale” tha ai. 

Leonard Olli njihet si kundërshtar i kryetarit të PD, Lulzim Basha, ndërsa Kreshnik Çollaku që merr drejtimin e ri të Këshilltarëve të Djathtë në bashkinë e kryeqytetit si mbështetës i liderit të PD.  Me gjithë sulmet e Ollit ndaj Veliajt, duket se Basha nuk ishte i kënaqur.

dy.b/shqiptarja.com