Dorëhiqet kreu i PD Krujë, Vogli
 "Strazimiri fajtor për humbjen"

Dorëhiqet kreu i PD Krujë, Vogli<br /> 
KRUJË -  Humbja e zgjedhjeve vendore të 21 qershorit ka sjellë edhe dorëheqjen e parë nga Partia Demokratike, atë të një drejtuesi lokal. Prej ditës së djeshme, zyrtarisht dega e Partisë Demokratike në Krujë është pa kryetar, pasi i zgjedhuri 14 muaj më parë, Dragush Vogli, ka dhënë dorëheqjen nga funksioni.

Dorëheqja e Voglit lidhet me rezultatin e dobët të demokratëve në zgjedhjet e para 5 muajve, por edhe me përplasjet e brendshme si dhe konfrontimet e herëpashershme me koordinatorin e zgjedhjeve, deputetin Gent Strazimiri. Kandidati i PD në Krujë, Hamdi Pasha humbi përballë rivalit socialist Artur Bushi me një diferencë votash prej 3 100 vota. Humbja e PD u cilësua si rrjedhojë e problemeve brenda strukturave.
 
Dorëheqja 
Dragush Vogli i ka komunikuar dorëheqjen e tij strukturave drejtuese të degës lokale, pasi më parë ka patur një komunikim me kryetarin demokrat, Lulzim Basha. Mësohet se Vogli ka justifikuar vendimin e tij si të arsyeshëm, nisur nga përplasjet e vazhdueshme me të deleguarin e kryesisë si koordinator të zgjedhjeve në Krujë, deputetin Gent Strazimiri.

Gjatë deklaratës së tij për mediat, ish kryedemokrati i Krujës, ka deklaruar se ka patur mosmarrëveshje me deputetin Strazimiri sa i përket nxjerrjes së përgjegjësve për humbjen në zgjedhje. Sipas tij, deputeti i zonës Gent Strazimiri është shkaktari i humbjes së PD-së në Bashkinë e Krujës, e cila aktualisht drejtohet nga Artur Bushi, i kandiduar nga Partia Socialiste.

Si deputet i zonës, Strazimiri ka qenë në krye të shtabit elektoral, duke udhëhequr fushatën e kandidatit demokrat për Bashkinë e Krujës, Hamdi Pasha. Menjëherë pas dhënies së dorëheqjes, Dragush Vogli ka udhëtuar drejt Italisë, ndonëse nuk dihet nëse largimi i tij është përfundimtar, apo për arsye personale. Nga ana tjetër, i kontaktuar nga “Shqiptarja.com”, deputeti demokrat, Gent Strazimiri nuk ka pranuar të komentojë dorëheqjen e Voglit dhe as akuzat në adresë të tij për përçarjen e degës dhe shkaqet e humbjes.
 
Përplasjet
Dega lokale e Partisë Demokratike në Krujë u ndesh me probleme të shumta gjatë fushatës së zgjedhjeve të 21 qershorit. Përçarjet nisën që prej mosmarrëveshjeve me degën e Fushë-Krujës, të cilët kontestuan kandidaturën e Hamdi Pashës.

Për këtë qëllim u organizua edhe një protestë përpara selisë së PD në Krujë, pavarësisht se organizatorët e tubimit u justifikuan se kandidati demokrat është kushëri me socialistin Bushi si dhe hodhën dyshimet për një kompromis të mundshëm, gjë e cila rezultoi e pavërtetë, pasi fushata e të dy krahëve në Krujë, ishte ndër më të ashprat në krahasim me rivalitetin në 60 bashkitë e tjera. Menjëherë pas zgjedhjeve, dega lokale e PD në Krujë e adresoi përgjegjësinë e humbjes te problemet e brendshme, duke atakuar indirekt edhe degën e Fushë Krujës ku PD rezultoi me 1 500 vota më pak se PS.  
 
Dragush Vogli
Vogli ka justifikuar vendimin e tij si të nxitur nga përplasjet me të deleguarin e kryesisë si koordinator të zgjedhjeve në Krujë, deputetin Gent Strazimiri
 
Gent Strazimiri
Edhe pse etiketohet nga ish kryedemokrati i Krujës, Dragush Vogli si përgjegjës për humbjen dhe përçarjen e PD, Gent Strazimiri ka preferuar t’i shmanget këtij debati
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal