Ndërsa Franca është duke shkuar drejt zgjedhjeve presidenciale një tjetër skandal përfshin politikën e brendshme. Ministri i Brendshëm Bruno le Roux jep dorëheqjen pasi po hetohet se ka punësuar vajza e tij minorene si asistene në parlament.
Dorëheqja e tij erdhi pas takimit me kryeministrin Bernard Cazeneuve.
Ministër i brendshëm pritet të vendoset socialisti Matias Fekl. Dy vajzat e e tij nisën punën në parlament kur ishin vetë, 15 dhe 16 vjec ende pa mbaruar shkollën e mesme.
Dhe në atë kohë ato paguheshin rreth 55.000 euro. Njëra prej tyre ishte e punësuar si asistene ndërsa frekuentonte edhe mësimet univeristare, ndërsa tjetra ndodhej në stazh në Belgjik.
Ministri u shpreh se bëhej fjalë për punë shtesë të domosdoshme që vajzat të plotësonin kurrikulumin e tyre.
Sipas të përditshmeve vajzat kanë mbledhur rreth 14 dhe 10 kontrata pune.
Pak ditë më parë kryeministri Cazeneuve u shpreh se përfaqësuesit e qeverisë duhet të ishin të pastër përndryshe sipas tij autoriteti i shtetit dobësohet.
Në fakt një skandal i tillë i ngjashëm ka përfshirë edhe kandidatin presidencial Francois Fillon i cili po hetohet se gruaja dhe fëmijët e tij kanë qënë të punësuar në pozicione publike pa qënë të pranishëm në vendine punës.
Skandali “ Penelopegate” lind pas dyshimeve se familja Fillon ka përfituar rreth 900 mijë euro pa punuar asnjë ditë ndonëse rezulton të punësuar.
Ndërsa Fillon tashmë akuzohet edhe për mashtrim.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com