Dorëhiqet pas 6 muajsh prefekti i qarkut të Elbasanit Ali Mysliu, shkak problemet shëndetësore

Dorëhiqet pas 6 muajsh prefekti i qarkut të Elbasanit Ali Mysliu, shkak problemet shëndetësore

Ali Mysliu gjatë prezantimit si prefekt i Elbasanit

Elbasan- Dorëhiqet prefekti i qarkut të Elbasanit.

Ali Mysliu e ka lënë detyrën për arsye personale. Mësohet se për shkak të problemeve shëndetësore, Mysliu ka dorëzuar dorëheqjen.

Dy muaj më parë ai ka pësuar komplikacione shëndetësore dhe me qëllim përkujdesjen është tërhequr edhe nga jeta aktive si drejtues vendor.

Ai e mbante këtë post që prej 6 muajsh dhe vinte nga bota akademike.

Mysliu e ka paraqitur dorëheqjen nga posti tek kryeministri gjatë fundjavës së kaluar dhe në vijim pritet të mësohet emri i ri i pasardhësit dhe prezantimi.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 5 Shkurt, 10:32

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?



×

Lajmi i fundit

Marrëzia e Donald Trump, që do t'i turpërojë Shtetet e Bashkuara

Marrëzia e Donald Trump, që do t'i turpërojë Shtetet e Bashkuara