Shefi i zbulimit ushtarak të Izraelit dha dorëheqjen të mërkurën e 21 gushtit ndërsa mori përgjegjësinë për dështimin e mbrojtjes së kufirit në sulmin e 7 tetorit të vitit të kaluar.
Gjenerali Aharon Haliva, i cili ka shërbyer në ushtrinë izraelite për 38 vite, njoftoi në muajin prill se do të tërhiqet nga post i tij. Ai është mes disa komandantëve të lartë izraelitë që deklaruan se kishin dështuar të parashikonin dhe parandalonin sulmin më vdekjeprurës në historinë e Izraelit.
“Dështimi i korpusit të zbulimit ishte faji im”, tha Haliva gjatë ceremonisë së largimit, ndërsa bëri thirrje për një hetim kombëtar “në mënyrë që të studiohen” dhe “të kuptohen tërësisht” arsyet që çuan në luftën midis Izraelit dhe Hamasit.
Sulmi i 7 tetorit njollosi rëndë reputacionin e ushtrisë izraelite dhe shërbimeve të zbulimit, që më parë shiheshin si të pamposhtura nga grupet e armatosura palestineze si Hamasi, shkruan Reuters.
Në orët e para të mëngjesit të 7 tetorit, pas një sulmi intensiv me raketa, mijëra luftëtarë të Hamasit dhe grupeve të tjera depërtuan barrierat e sigurisë rreth Gazës, duke befasuar forcat izraelite dhe goditur komunitetet në Izraelin jugor.
Rreth 1200 izraelitë dhe të huaj u vranësi pasojë e sulmit, shumica prej tyre civilë - dhe 250 të tjerë u morën peng dhe u dërguan në Gazë, sipas të dhënave izraelite. 109 pengje besohet se janë ende në Gazë, ndërkohë një e treta e tyre mendohet se mund të kenë vdekur.
Kreu i forcave të armatosura, Gjenerali Herzi Halevi dhe kreu i agjencisë Shin Bet të zbulimit, Ronen Bar, morën përgjegjësinë pas sulmit, por kanë qëndruar në detyrë gjatë luftës në Gazë.
Xh.K/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49.1%
-
Jam i/e dyzuar
11.4%
Vota total: 11288
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rubio takohet me kryeministrin izraelit: Hamas duhet të eliminohet! Netanyahu: Trump, miku më i madh i Izraelit! Plan të përbashkët për Gazën dhe kërcënimin iranian
16 Shkurt, 15:45
-
Rama nga Konferenca e Sigurisë në Mynih: Nuk marrim refugjatë nga Palestina, të paktën jo gjatë qeverisjes sime
16 Shkurt, 09:43
-
Lufta/ Lirohen 3 pengje izraelite! Netanyahu: Hamasi u tërhoqën pas deklaratave të Trump
15 Shkurt, 10:23
-
Erdogan kundër Trump: Qasja e tij për 'Rripin e Gazës' është e gabuar
14 Shkurt, 12:54
-
Izraeli kërcënon me 'luftë të re' dhe të zbatojë planin e Trumpit për zhvendosjen e palestinezë nga Gaza nëse pengjet nuk lirohen
12 Shkurt, 22:50
-
Netanyahu paralajmëron rifillimin e luftës në Gazë, nëse pengjet nuk lirohet të shtunën
11 Shkurt, 22:46
-
Presidenti Trump nuk përjashton Shqipërinë si vend që mund të presë palestinezët e zhvendosur nga Gaza, pohon se do shqyrtohet si opsion (VIDEO)
11 Shkurt, 20:47
-
Trump mbi planin e tij për Gazën: Palestinezët nuk do të kenë të drejtë të kthehen
10 Shkurt, 20:36
-
Hamas anulon lirimin e pengjeve izraelite të shtunën: Dorëzimi shtyhet derisa izraeli të përmbushë detyrimet
10 Shkurt, 19:53
-
Ushtria izraelite tërhiqet nga korridori Netzarim që ndante në mes Rripin e Gazës
9 Shkurt, 16:41
-
Rama intervistë me El Mundo: Afganët nëse duan mund të qëndrojnë! Për zgjedhjet në Kosovë s'kam preferencë! TikToku toksik, pezullimi punë ditësh
8 Shkurt, 10:34
-
Lufta në Gaza/ Lirohen tre pengje izraelite! Drama e njërit prej tyre, nuk e di se Hamasi i vrau gruan dhe vajzat: Mezi pres t'i takoj! Izreali liron 100 palestinezë
8 Shkurt, 07:53
Nje nazist qe i sherben nje shteti nazist merr pergjegjsin per diçka qe me shume mundsi e kan itur shume mire por ja kan pase nevoj per me fillu luften. Ndoshta permasat nuk i kan ditur por kur Izraeli ka nevoje per nje sulm nga Hamasi brenda dy ditve vjen sulmi
Përgjigju