Dorëhiqet zyrtarisht kryeministri
i Maqedonisë Nikolla Gruevski

Dorëhiqet zyrtarisht kryeministri<br />i Maqedonisë Nikolla Gruevski
Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski ka dhënë zyrtarisht dorëheqjen, ndnëse gjatë këtyre ditëve ky hap ishte përfolur shumë në qarqet politike e mediatike. Ky vendim ka ardhur nga vetë ai, pas kërkesave të vazhdueshme për ndryshime, pas më shumë se 10 viteve qëndrim në krye të qeverisë së Maqedonisë.

Nikolla Gruevski gjatë daljes së tij para opinionit publik paralajmëroi dorëheqjen e tij nga posti i Kryeministrit ku tha se ai dhe subjekti i tij respektojnë Marrëveshjen e Përzhinës dhe të gjitha afatet që dalin nga kjo marrëveshje, andaj u shpreh se  dorëheqjen e tij do ta depozitojë mëngjesin e së premtes deri tek kreu i Kuvendit Trajko Veljanoski.

“Sipas Marrëveshjes së Përzhinos kryeministri do të duhet të tërhiqet 100 ditë përpara zgjedhjeve, dhe unë që nesër deri të kryetari i Parlamentit të Maqedonisë do ta dorëzoj kërkesën për dorëheqje”, deklaroi Nikolla Gruevski, ku ka shtuar se këtë e bën me të vetmin qëllim që Maqedonia të del nga kriza.

Gruevski tha që ai i ka respektuar të gjitha pikat e Marrëveshjes së Përzhinës.

Ne kemi bërë mjaft kompromis, tha Gruevski madje kemi qenë të kritikuar se shumë kemi dhënë. Ne, ka shtuar ai, i kemi plotësuar të gjitha kërkesat dhe zgjedhjet do të duhet të mbahen më 24 prill, unë jam që të mbahen zgjedhjet.

Ai ishte në krye të qeverisë së Maqedonisë prej 10 vitesh.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0