Negociatat për dorëzimin e Renato Milloshit kanë nisur disa ditë më parë, ndërsa në fund ai ka pranuar që të bashkëpunojë me policinë, pasi i trembej hakmarrjes.
Renato Milloshi ishte personi që largoi me shpejtësi me makinë Jani Aliajn pas vrasjes në Bllok të Çiços, ndërsa automjeti u sekuestrua disa ditë më pas në Tiranë.
Njoftimi i Policisë së Tiranës
Me date 27.02.2017, rreth ores 22:00 nga Specialistet e Seksionit e Hetimit te Krimeve Ndaj Jetes & Shendetit, prane Sektorit për Krime të Rënda Ndaj Jetës dhe Pronës, ne Drejtorine Vendore te Policise Tirane, është ekzekutuar Urdhëri datës 24.05.2016 të Prokurores pranë Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë,per Ekzekutimin e vendimit penal date 24.05.2016 të Gjykatës Shkallës Parë Tiranë, në të cilën është vendosur masa e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasin Renato Milloshi, 1980, lindur ne Berat dhe banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Vrasje me paramendim" dhe "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armeve luftarake dhe municioneve", parashikuar nga nenet 78 dhe 278 të K.Penal.
Pas negociatave me familjaret e ketij shtetasi është vetedorzuar me date 27.02.2017 prane Drejtorise Vendore te Policise Tirane. Pasi u përpiluan materialet proceduriale shtetasi u akomodua në ambjentet e dhomave të paraburgimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë. Materialet ju referuan prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale.
Por si ndodhi vrasja në Bllok në 2016?
Plani për vrasjen ishte i mirëmenduar deri në detaje nga autori pasi e kishte ndjekur prej disa ditësh Çiçon, ndërsa u fut me qetësi në lokal në drejtim të tavolinës ku ishte ulur duke e ekzekutuar me dy plumba në kokë.
Elton Çiço në momentin që u vra me armë zjarri ishte në shoqërinë e një oficeri policie, të një mjeku dhe një gazetari.
Djali i ish-kryetarit të Partisë Komuniste, Hysni Milloshi ka qenë bashkëpunëtor i Jani Aliajt, pasi e largoi autorin me makinë nga vendi i ngjarjes.
Renato Milloshi është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi ka qenë dënuar më parë për armëmbajtje.
Tashmë pritet që të arrihet më shpejt në gjurmët e autorit të vrasjes Jani Aliaj, pasi Renato Milloshi ka pranuar që të bashkëpunojë.
Hasmëria që solli vrasjen
Shkak i vrasjes dyshohet hasmëria mes Jani Alisë, dhe Elton Çiçajt, e nisur që në Greqi, kur dy personazhet ndodheshin në burg, i pari për akuzën e vrasjes ndërsa Çiço për drogë.
Çiço kishte plagosur me thikë Jani Alinë pas një grindjeje burg. Më tej konflikti vijoi në 2015, kur Jani Alia u plagos me armë në Gjirokastër dhe në janar të 2016. I dyshuar për këto ngjarje ishte Elton Çiço.
Si viktima ashtu dhe Jani Aliaj me Renato Milloshin që u dorëzua janë me precedent penale.
VD/Lajm i fundit/Dorëzohet Renato Milloshi bashkëpunëtori i vrasësit të Elton Çiços