Dorëzohet PD Shkodër? 'Përdor' qytetarët për t'iu drejtuar SHBA-BE: Të pezullohet betimi i Pjetrit

Dorëzohet PD Shkodër? 'Përdor' qytetarët për t'iu drejtuar SHBA-BE: Të pezullohet betimi i Pjetrit

SHKODER-Dega e Partisë Demokratike në kryeqendrën e veriut ka shpërndarë një letër për mediat të cilën pretendon se e kanë firmosur qytetarët. Letra u drejtohet përfaqësive të SHBA, BE-së dhe Italisë në Shqipëri dhe kërkohet pezullimi i betimit të Valdrin Pjetrit në krye të bashkisë së Shkodrës në datë 15 Gusht.

PD-ja përmes letrës pa asnjë emër, firmë apo vulë, por që thotë se është e qytetarëve shkodranë u kërkon ambasadave që të ushtrojnë presion te Rama për të mos konstituuar këshillin bashkiak derisa Italia të sjellë përgjigjet zyrtarisht për akuzat që selia blu ka ngritur ndaj Valdrin Pjetrit.

"Shkodra është simbol i rezistencës për demokraci në vitin 1944 si dhe në vitin 1990! Por edhe sot me gjasë, barra po i bie asaj për të mbrojtur shenjtërinë e votës së lirë dhe të demokracisë" thuhet ndër të tjera në letër.

Letra e plotë që u shpërnda nga PD-ja Shkodër, që deklaron se e firmosën qytetarët
KERKESË

Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Delegacionit të Komisionit Europian në Shqipëri

Ambasadës së Republikës së Italisë

TIRANË

Me konsideratë të lartë, ne një grup përfaqësues i qytetarëve të Shkodrës Ju drejtohemi lidhur  me situatën e pazakontë që po kalon qyteti ynë para dhe pas votimeve të 30 qershorit!

Në një kohë kur pushteti dhe shteti në Shqipëri sot janë e njëjta gjë, kur institucionet e drejtësisë mungojnë, kur ata që duhej të përmbushnin garancitë e një procesi zgjedhor demokratik janë shndërruar në vegla politike, ne na vjen ndermend vargu i poetit kombëtar NaimFrasheri që thoshte “dielli për shqiptarët lind nga perëndon“!

E vetmja shpresë sot për shqiptarët e cfilitur, të vjedhur, të mashtruar, mbeten SHBA-të, dhe Europa demokratike! Qyteti ynë ka sakrifikuar shume në perpjekjet e tij kundër tiranisë ndoshta më shumë se çdo i ngjashëm i tij në Europën Lindore, me qindra martirë e dëshmorë të Lirisë, mijëra të internuar e të persekutuar!

Shkodra është simbol i rezistencës për demokraci në vitin 1944 si dhe në vitin 1990! Por edhe sot me gjasë, barra po i bie asaj për të mbrojtur shenjtërinë e votës së lirë dhe të demokracisë!

Me 30 qershor në Shkoder nuk pati zgjedhje por votime nga më të turpshmet e të paimagjinueshmet! Megjithatë kaq e madhe ishte diferenca ndërmjet vullnetit qytetar dhe rezultatit, saqë kandidati monist mori vetëm 6% të votave të njerëzve të administratës, te të joshurëve dhe të kërcënuarve!

Tashmë prej disa ditësh, krerët e Opozitës dhe mediat, kanë akuzuar zotin ValdrinPjetri për mashtrim në deklarimet e tij lidhur formularin e dekriminalizimit të depozituar në KQZ si kandidat! Sipas këtyre akuzave, zoti Pjetri ka qenë i dënuar dhe i dëbuar nga organet e drejtësisë italiane! Ai nuk e ka përgenjeshtruar këtë akuze në asnjë moment! Kryeministri po hesht siç ka bërë edhe më parë me të tjerë kryebashkiakë të tij, subjekte të ligjit të dekriminalizimit, duke i marrë në mbrojte politikisht! Ai ka hequr dorë prej tyre pas disa  vitesh, kur provat janë, konfirmuar totalisht dhe presioni publik ka qenë shumë i fortë!

Të nderuar ambasadorë,

Ne kërkojmë prej jush të ushtroni presion si mjeti i vetëm që funksionon mbi qeverinë e Edi Ramës, që një njeri i akuzuar për shkelje të rëndë të ligjit, i akuzuar për precedent kriminal, të mos kostituohet si kryetar i Bashkisë së Shkodrës me datë 15 gusht, kjo, derisa shteti italian të përgjigjet zyrtarisht për akuzat ndaj zotit ValdrinPjetri! Kështu ndihmojmë edhe vetë zotin Pjetri sot, për të mos e shpallur “nongrata” në Bashkinë e Shkodrës nesër.

Pezullimi i këtij kostituimi, është më i lehtë dhe demokratik se sa njolla e rëndë që mund ti vihet qytetit antikomunist, nëse zoti ValdrinPjetri konfirmohet si shkelës e dhunues i ligjit e genjeshtar nga pikëpamja e etikës civile! Mbetemi me shpresë që kërkesa jonë do të merret në konsideratë!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • artur bendo: 09/08/2019 10:27

    komunizmi svjen ma ne shkoder e tan shqipnin demokracia ska me vdek jo o komunista

    Përgjigju
    • Cubi: 09/08/2019 13:19

      Komunizmi ka 30 vjet qe e shembem po ju qe berisni perdit posht komunistat i keni ne mesin tuaj me salushin ne krye. Ajo dihet nga 90% e popullit qe komunizmi nuk kthehet ca do qe te behet. Edhe po te duan ne ste lejon bota,por cesht me keqja e djathta jon udbehiqet nga ide revolucinare dhe revolucioni sic e dim e kishin komunistat. Demokraci nuk do te thot vetem kur eshte PD ne pushtet,se me then te drejten vetem emri i ka mbetur.

  • hajdukrati: 09/08/2019 05:49

    Volt-Tana duhet te nderosh numrin e syzeve se me ato qe ke te shumfishohet cdo gje.Oj Tushe nuk a e jotja bashkia thini menjes.Kur i hipen kalit duhet dhe te zbreses se kali lodhet.

    Përgjigju
  • Tahir tarfyci: 08/08/2019 22:58

    Esht ber pd per te ardhur keq. Akoma se kuptojn keta se ja futen vetes.????????? Ajo pun ka mar fund o lulash. Sic dorezove te tjerat do te dorezohet edhe shkodra. Behu gati per 2021 megjithqe perseri do i besh fresk EDVINIT.

    Përgjigju
  • Taqi: 08/08/2019 22:09

    Ty Voltana te djek by*** se do marrish sapunin me vete kur te vesh te shoqet se je dhe e virgjer nga mbrapa sipas zakonit

    Përgjigju
  • Ver Llapa: 08/08/2019 21:18

    Voltane vec ube te boj derman ke 21 me ke

    Përgjigju
  • Mhill Shqypnia.: 08/08/2019 20:36

    Voltan.Ta paska shkarravit Filipi njat send a ?

    Përgjigju
  • Ben: 08/08/2019 19:01

    Budallalliku i ketyre s'maroka kurrë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë