Dorëzoi sot detyrën, mesazhi
prekës i Kodhelit: S'gjej dot fjalë..
...

Dorëzoi sot detyrën, mesazhi<br />prekës i Kodhelit: S'gjej dot fjalë..<br />...
Mimi Kodheli i dorëzoi sot detyrën koleges së saj socialiste Olta Xhaçka.

Por duket se largimi nga Ministria e Mbrojtjes e ka prekur dhe ministren e hekurt Mimi Kodheli, e para femër në krye të një institucioni me profil maskilist.

Në një status në “Facebook”, jo pa emocione Kodheli shkruan se nuk gjen dot fjalët e duhura për të falënderuar gratë dhe burrat nën uniformë, ndërsa shprehet krenare për Forcat e Armatosura.

Nuk do të gjej dot fjalët e duhura (e megjithatë do të vazhdoj të flas a shkruaj, sa herë që kjo mundësi të më jepet) për t’ju përshëndetur e falënderuar të gjithëve një e nga një, ju gratë dhe burrat nën uniformë.

Unë thjesht dhe vetëm mbetem krenare për Forcat e Armatosura të Shqipërisë! Ju falënderoj për shërbimin që i jepni Atdheut!
”, shkruan Kodheli, e cila do të jetë deputete e PS-së në parlament për 4 vitet e ardhshme e zgjedhur në qarkun e Kukësit.

kodheli
(Postimi i Kodhelit në FB)

Xhaçka merr detyrën e Ministres së Mbrojtjes
Ministrja e re e Mbrojtjes Olta Xhaçka mori sot detyrën pas ceremonisë së betimit të ministrave të kabinetit të ri qeveritar.

Olta Xhaçka bëri betimin në Presidencë bashkë me kryeministrin, Edi Rama dhe pjesën tjetër të anëtarëve të Këshillit të Ministrave.

Pas ceremonisë së betimit në Presidencë, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka mori detyrën, të cilën ia dorëzoi paraardhësja e saj, Mimi Kodheli.

Olta Xhaçka është e dyta femër që zgjidhet ministre e Mbrojtjes, pas Mimi Kodheli, e cila drejtoi për 4 vite me radhë këtë dikaster të rëndësishëm të shtetit shqiptar.

olta xhacka
(Olta Xhacka dhe Mimi Kodheli)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Hamas zgjedh liderin e ri! Yahya Sinwar, arkitekti që udhëhoqi sulmin e 7 tetorit ndaj Izraelit

Hamas zgjedh liderin e ri! Yahya Sinwar, arkitekti që udhëhoqi sulmin e 7 tetorit ndaj Izraelit