Ish-deputetja e Parlamentit Evropian, Doris Pack, ka kritikuar ashpër ambasadoren e BE në vendin tonë, Romana Vlahutin. Në një postim në ‘Twitter’, presidentja e Forumit të Grave të PPE pyet ambasadoren Vlahutin pse nuk reagon në lidhje me situatën në Shqipëri, edhe pse nuk përmend raste konkrete, siç është ngjarja e bujshme e ditëve të fundit, që ka trazuar politikën dhe opinionin publik, çështja e ‘Tahirit’.
Ndër të tjera, Pack shkruan se besueshmëria e BE kërkon një drejtësi më të mirë
/Shqiptarja.com
Ndër të tjera, Pack shkruan se besueshmëria e BE kërkon një drejtësi më të mirë
“Pse ambasadorja e BE në Shqipëri nuk reagon? Shqipëria është vend kandidat. Kredibiliteti i BE kërkon një drejtësi me të mire nëse gabime të dukshme nuk vihen në dukje”, shkruan Pack.
(Postimi i Doris Pack)
d.c./shqiptarja.com











