Autoritetet e Gjermanisë thonë se tri shpërthime kanë ndodhur dje afër autobusit ku gjendeshin futbollistët e ekipit, Borusia Dortmund.

Një letër, me të cilën merret përgjegjësia, është gjetur afër vendit të shpërthimeve, ka thënë prokurorja, Sandra Leucke, por pa dhënë detaje të tjera.

Prokuroria e cilësoi ngjarjen një sulm terrorist ndërsa është arrestuar edhe një person radikal islamik.

Shefi ekzekutiv i klubit, Hans-Joachim, tha se mbrojtësi spanjoll i ekipit, Marc Bartra, është plagosur dhe ishte dërguar në spital.

Bashkëlojtarë të tij u thanë mediave zvicerane se ai ishte “goditur nga copat e xhamave të thyer”.

Policia tha se nga hetimet e para ky ishte “nje sulm serioz”.

Në fotografitë e autobusit nga vendi i ngjarjet shihen dritaret e thyera të autobusit.

Incidenti ka ndodhur në vendin Hoeshten, afër qytetit Dortmund, derisa ekipi ishte nisur për takimin gjysmëfinal të Kupës së Kampionëve kundër Monakos.

Ndeshja është shtyrë për sot, ka njoftuar klubi.

(d.b/Shqiptarja.com)