Dortmund fiton me përmbysje, s'i 
ndahet Bayernit, "ngec" Bracelona

Dortmund fiton me përmbysje, s'i <br />ndahet Bayernit, "ngec" Bracelona
Borussia Dortmund ka mposhtur Augsburgun në transfertë me rezultat 3 me 1 në javën e 27-të në Bundesligës gjermane, për të mbetur në hap me Bayernin në garën për titull.
 
Finnbogasan realizoi golin e parë të ndeshjes duke shënuar për Augsburgun në minutën e 16-të.
 
Rezultatin e barazoi për verdhezinjtë armeni, Henkrikh Mkhitaryan, në minutën e 45-të, ndërsa Castro dhe Ramos realizuan në minutat 69 dhe 75 për të siguruar fitoren e Dortmundit.
 
Dortmundi tani ka 64 pikë, pesë më pak se Bayerni që vazhdon të kryesojë në tabelë. Bundesliga ka edhe 7-të javë deri në fund të kampionatit.
 
Ndërkohë në Spanjë, pas 12 fitoreve rresht në La Ligë, Barcelona është ndalur me barazim 2 me 2 si mysafir i Villarrealit.
 
Ivan Rakitiç i dha epërsinë Barcelonës në minutën e 20-të. Neymar e dyfishoi atë 21 minuta më vonë duke realizuar nga pika e bardhë.
 
Por “Nëndetësja e Verdhë” u kthye në pjesën e dytë përmes Cedric Bakambus në minutën e 57-të dhe një autogoli të Jeremy Mathieu në të 63-ën.
 
Pavarësisht barazimit, Barça nuk rrezikon pozitën e liderit pasi tani është nëntë pikë para ndjekësit të parë Atletico Madridit. Reali është 13 pikë prapa. “Mbretërit” më vonë zhvillojnë takimin e mbetur në xhiron e 30-të. Vilareali është i katërti në tabelë me 54 pikë.

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)