TIRANË, 13 Shkurt/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Borusia e Dortmund ka fituar 4-2 ndaj Mainz në ndeshjen e javë së 21 të Budensligës Gjermane të futbollit.
Skuadrës së Jurgen Klopp i duhej një fitore për tu larguar nga zona e ftohtë e për të nisur marshimin drejt një vendi në kompeticionet Europiane edhe pse duhet theksuar se jo çdo gjë shkoi ashtu siç duket nga rezultati për verdhezinjtë në "Signal Iduna Park".
Gjithçka filloi keq për Dortmundin, sepse në minutën e parë të takimit u ndëshkuan nga Elkin Soto për shkak të gabimit që bënë në mbrojtje. Disa minuta më vonë, Reus pati një mundësi të artë, por topi goditi shtyllën, teksa rezultati nuk ndryshoi më në pjesën e parë.
45-minutëshi i dytë ishte një magji sportive. Së pari Neven Subotiç e barazoi rezultatin me kokë katër minuta pas fillimit të pjesës së dytë, ndërsa Marco Reus në mënyrë maestrale i dha epërsinë Dortmundit në minutën e 55-të.
Por, ky entuziazëm i vendasve u ndërpre. Epërsia e tyre nuk zgjati shumë, sepse futbollistët e Mainzit vendosën që t'ua bëjnë jetën të vështirë vendasve duke e barazuar rezultatin përmes Yunus Mallit një minutë më vonë në minutën e56'.
Mirëpo, kjo gjë vetëm se ua zgjoi dëshirën për fitore edhe më shumë Milionerëve, të cilët u rikthyen përsëri në lojë me dy gola tjerë përmes Aubameyang(71') dhe Nuri Sahin(78'). Deri në fund të ndeshjes më rrjetat nuk u tundën, dhe Dortmund rrëmbeu tri pikë shumë të rëndësishme që e ngritin në pozitën e 14-të me 22 pikë, dy pikë larg zonës së rrezikshme dhe tashmë jo shumë larg zonës së Europës, pasi kampionati Gjerman është mjaft konkurues dhe skuadrat nuk kanë diferenca të mëdha në pikë me njëra-tjetrën.
Nesër luhen ndeshjet e tjera të javës së 21-të të Budensligë, ku Bayern Munych, skuadra kryesuese përballet me Hamburg në "Bayern Arena".











