Dortmund ndalet nga Schalke
në derbi, i largohet garës për titull

Dortmund ndalet nga Schalke<br />në derbi, i largohet garës për titull
Borussia Dortmund nuk ka shkuar më shumë se një barazim 2:2 ndaj Schalke 04, në derbin e Gjermanisë. Me këtë rezultat, Dortmundi i largohet garës për titullin kampion në Bundesglia, pasi Bayern Munchen ndodhet 7 pikë para, kur kanë mbetur edhe 5 javë deri në përfundim të kampionatit.

Dy herë kaluan në avantazh verdhezinjtë e Thomas Tuchel në "Veltins Arena", por po aq herë u barazuan nga "blutë mbretërorë".

Borussia shënoi fillimisht me anë të japonezit Kagaqa në minutën e 49-të, ndërsa Schalke u përgjigj vetëm 3 minuta më pas, duke barazuar me talentin Sane.
 
Në minutën e 56, Mattias Ginter do të kërcente mbi mbrojtjen e vendasve, duke çuar në 1:2 shifrat për Borussian.
 
Goli i barazimit për Schalke 04 do të vinte nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 66-të nga sulmuesi holandez, Klaas Jan Huntelaar.
 
Me vetëm një pikë nga ky takim, Borussia Dortmund, i largohet me shtatë pikë kreut të renditjes që mbahet nga Bayern. Në mesjavë, Dortmund udhëton drejt Liverpool, ku do të zhvillojë ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve të "Europa League". 

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)