Dortmundi mund 3-0 Tottenham
vetëm një hap larg çerekfinaleve

Dortmundi mund 3-0 Tottenham<br />vetëm një hap larg çerekfinaleve
Dortmundi ka mundur të mposhtë  në ndeshjen e parë mbrëmjen e kësaj të enjteje londinezët e Tottenham-it 3-0 duke u bërë kështu kandidati kryesorë e këtij sezoni për të fituar Europa Leaguen

Lojtarët e Tottenham nuk kanë arritur të shënojnë të paktën një gol në ndeshjen e parë ndaj gjermanëve.Aubameyang ka realizuar golin e parë në minutën e 30, ndërsa dy golat e tjerë në këtë takim janë shënuar në pjesën e dytë nga Marco Reus. Pas fitores së pastër në ndeshjen e parë, tashmë Dortmundi e sheh veten një hap larg çerekfinaleve të kompeticionit të dytë për klube për nga rëndësia në Europë.

Një hap të rëndeshim për në fazën tjetër kanë hedhur edhe ukrainasit e Shakhtar, të cilët fituan 3-1 ndaj Anderlecht-it, ku trajner është Besnik Hasi.

Ndërkohë, Fenerbahce, edhe pse me vështirësi, arriti të fitojë minimalisht ndaj Braga-s me një gol të shënuar nga Topal, 8 minuta nga fundi i kohës së rregullt. 

Redaksia online
(s.m/shqiptarja,com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)