Dorëheqja e ministrit të financave turke Berat Albayrak,  duket se ka ndikuar pozitivisht në rritjen e vlerës së monedhës turke.  

Ekonomistët thanë se dorëheqja e Berat Albayrak - burrit të vajzës së madhe të Erdoganit, Esra  dhe Murat Uysal, kreut të Bankës Qendrore, gjatë fundjavës, janë sinjal se Turqia po pranon gabimet e politikës financiare dhe po përgatitet të rrisë normat e interesit, deri më tani autoritetet kanë refuzuar të ngrisin normat e interesit.

Monedha turke ka humbur gati një të tretën e vlerës së saj ndaj dollarit këtë vit dhe kishte performancën më të keqe në botë muajin e kaluar.

Dhëndri i Erdoganit, Berat Albayrak, është konsideruar si person me ndikim tejet të lartë në politikat turke, megjithatë raportohet se Erdogan ka pranuar dorëheqjen e Albayrak.