Doshi:Çështja si e Azem Hajdarit
të hetohet nga prokurorë të huaj

Doshi:Çështja si e Azem Hajdarit<br />të hetohet nga prokurorë të huaj
Deputeti Tom Doshi deklaron se që nesër do t'i kërkojë me shkrim Prokurorit të Përgjithshëm ekspertizë ndërkombëtare për hetimet e pas akuzës që vetë Doshi e cilëson të rënda ndaj Kryeparlamentarit Meta, se ky i fundit kish porositur një atentat për të eleminuar Doshin dhe deputetin Mhill Fufi.

Në reagimin e tij Doshi është ndalur te personi i denoncuar si ndërmjetësi i atentatit Fatjon Skënderi, duke ngritur pikëpyetje se përse nuk arrestohet dhe ai siç është arrestuar Durim Bami personi i cili sipas Doshit ishte paguar për të kryer vrasjen.

Doshi thotë se Ilir Meta mohon njohjen me Fatjon Skënderin, i njohur si Toni, por në takimin privat i ka pohuar Doshit njohjen me Tonin dhe takimin tek lokal VIVA. E për të provuar këtë gënjeshtër të madhe, Prokuroria duhet të verifikojë me kujdes tabulatet e Tonit në kohën kur trafikonte drogë në Kosovë dhe Itali.

Ish-deputeti i grupit parlamentar në Partinë Socialiste, Tom Doshi ngre shqetësimin se hetimet për këtë rast po kryhen me shpejtësi për të mbuluar të vërtetën, ku po ashtu mohon se ka bashkëpunuar apo do bashkëpunojë me Berishën duke e konsideruar atë kundërshtar politik.
 
Deklarata e plotë e Tom Doshit
Te dashur miq,
Sic e keni ndjekur, une po vazhdoj me force, pavaresisht se i braktisur nga Partia ime dhe Qeveria, rrugen e veshtire te denoncimit dhe faktimit te nje akti terrorist per te vrare dy deputete nga Kryetari i Kuvendit te Shqiperise.

Dua te ndaj me ju disa fakte dhe shqetesime lidhur me kete proces, dhe dua te deklaroj disa vendime te miat.

E para, dua te hedh poshte me vendosmeri akuzat qe serviren kunder meje se gjoja jam ne bashkepunim me Sali Berishen dhe PD. Tom Doshi nuk ka bashkepunuar kurre me Sali Berishen ne te shkuaren, dhe nuk do te bashkepunoje ne te ardhmen me kete person. Jam kundershtar politik me Sali Berishen dhe keshtu do te mbetem.

E dyta, kam informacione qe hetimet qe po behen per akuzat e mia ndaj Metes jane te dekonspiruara. Nje shoqe e Monikes raporton cdo dite per ato qe ndodhin aty. Pavaresisht se une nuk i paragjykoj hetimet, konstatoj se ato po nxitohen me qellim, per tu mbyllur shpejt, pa arritur ti behet nje zberthim shkencor cdo fakti. Do ti kerkoj qe neser me shkrim Prokurorit te Pergjithshem qe te kerkoj ekspertize nderkombetare per hetimet. Ne kushtet qe Prokurori i Pergjithshem dhe ai i Krimeve te Renda kane ngjallur dyshime per mua, se bashkepunonin me te akuzuarit, rezultatet jane te kompromentuara. Akuza qe une kam bere ndaj Ilir Metes eshte shume e rende. Ajo duhet gjykuar nga nje grup prokuroresh shqiptare dhe te huaj, ashtu sic u hetua dosja e Azem Hajdarit, me europian e amerikan, qe kane experience dhe neutralitet ndaj te hetuarve. Idea qe ka dhene sot nje eurodeputet eshte e mirepritur prej meje dhe me jep shprese se nderkombetaret duan zbardhjen e ketyre akuzave. Qe shqiptaret te kene besim tek drejtesia, hetimi me nderkombetar eshte detyre e shtetit. Le te pergjigjet Ilir Meta nese eshte dakord qe te ftohen zyrtarisht prokurore te huaj te hetojne keto akuza. Le t’ja kerkoj dhe ai zyrtarisht kete gje Prokurorit te Pergjithshem.

E treta, kam degjuar sot se Fatjon Skenderi paska ardhur ne Tirane me garanci nga shteti se nuk do arrestohet, per te folur ne Prokurori. Cili shtet jep nje garanci te tille? Pse trajtohet ky person ndryshe nga Durim Bami? Mos ka ndikuar Ilir Meta qe drejtesia ti ofroj ketij garanci? Media ka fshehur qellimisht historine kriminale te Tonit. Nga informacionet qe me ka sjell sot nje deputet i maxhorances ne Kuvend, rezulton se Fatjon Skenderi eshte i denuar per trafik nderkombetar droge nga gjykata shqiptare. Shkalla e pare dhe Apeli i kane dhene 13 vjet burg per te vuajtur 9 vjet, meqe e kishte pranuar akuzen. Gjykata e larte ja uli denimin ne 4 vjet. Ky person eshte denuar ne shkalle te pare dhe nga Gjykata Italiane me 17 vjet burg para pak kohesh, dhe ceshtja eshte akoma ne Apel. Prokuroria dhe Ministria e Drejtesise duhet te informojne dhe informohen nga autoritetet italiane per kete person te rrezikshem.

Ilir Meta ka mohuar njohjen me kete person, por mua ma ka pranuar njohjen dhe takimin tek lokali VIVA. Prokuroria per te provuar kete genjeshter duhet te verifikoj me kujdes tabulatet e Tonit ne kohen kur trafikonte droge ne Kosove dhe Itali. Sa here ka folur ky person me Monika Kryemadhin ne kete periudhe? Eshte detyrim para shqiptareve qe keto gjera te zbardhen njehere e pergjithmone. Toni i Metes dhe i Monikes ka bere dhe porosi te tjera per vrasje, te cilat fatkeqesisht jane finalizuar ne krim. Se shpejti ai duhet te sqaroi se kush ka qene porositesi i vrasjeve te tjera. Njerezit po e vrasin friken dhe kane filluar te tregojne me shume se sa dime deri tani.

E katerta, jam informuar nga nje i njohuri im, se ne Prokurorine e Krimeve te Renda dje eshte bere nje kallzim penal nga Petrit Cinari, nje ish oficer nga Skrapari. Ne kete kallzim eshte deklaruar se babai i Ilir Metes, rreth 1 vit e gjysem me pare, e ka thirrur Petritin ne Gjirin e Lalzit dhe i ka kerkuar atij me porosi te Ilir Metes, qe te vras Tom Doshin. Ky person paska punuar bashke me Rrexhep Meten ne ushtri dhe paska qene qites i shkelqyer. Pas rikthimit te tij nga Amerika, babai Ilirit e paska gjetur, ftuar ne Gjirin e Lalzit dhe bere oferten makabre, e cila duket se nuk eshte pranuar nga Petriti. Ky person, me guximin e lavderushem qytetar ka shkuar me vullnetin e tij te lire dhe ka denoncuar kete porosi te re vrasjeje. Kete informacion mund ta konfirmoje Prokuroria.

Ky person menjehere duhet mbrojtur si deshmitar i drejtesise.

Nga disa media, analiste apo politikej, jam i habitur qe vazhdojne flasin per personin tim negativisht, sikur une jam kriminel ..

Une nuk pasur dhe nuk kam asnje problem me drejtesine ,prandaj i bej thirrje ketyre personave te ndalin keto sulme te padrejta ndaj meje ,pasi duhet te marre fund politika e shpifjeve ne vendin tone.

Une do te vazhdoj te bej publike, sipas rastit, te verteta qe une mendoj se nuk demtojne hetimin dhe se ndihmojne daljen e se vertetes.

Ju falenderoj per mijera mesazhe qe me keni derguar keto dite. Ju jam mirenjohes.
TOM DOSHI

doshi FB

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën