TIRANE - Deputeti i përjashtuar nga PS Tom Doshi tha se pas vendimit të Kuvendit për t’i hequr imunitetin e pret arrestimin etij. Madje ai e sheh këtë si një mundësi për tu përballur në Gjykatë me Prokurorinë, e cila e akuzon se ka inskenuar historinë e atentatit të mbetur në tentativë që ai pretendon se gjashtë muaj më parë ishte urdhëruar nga Ilir Meta. Doshi mungoi në seancën parlamentare të kësaj të enjteje ku kolegët e tij të mazhorancës dhe demokratja Mesila Doda votuan për t’i hequr imunitetin.
Ai iu përgjigj interesit të mediave ndërsa ishte duke lënë ambientet e Hotel “Sheraton”.
Doshi tha se video që sipas tij shfaq Durim Bamin teksa kërcënohet në qeli nga njerëz me pushtet, është e vërtetë.
“Ata nuk arritën për me më eleminu fizikisht se në fisin tim në kohën e Enver Hoxhës janë vrarë 5. Ky është një kontribut për shqiptarët që ta marrin vesh se deri ku ka shkuar krimi i organizuar,
Qysh sot demokraci nuk ka më në Shqipëri. Kur nuk zbatohet ligji për deputetët imagjinoni për qytetarët e thjeshtë. Nëse një qytetar akuzon një përfaqësues institucioni, përfundimin e ka në burg”.
A keni një mesazh për kryeministrin?
Ai sot ndodhet në një pozitë jo të mirë se sido qoftë puna kam punuar 10 vjet me të. Për të më e rëndësishme është karrigia sesa një deputet të shkojë në burg.
E prisnin arrestimin?
Edhe arrestimin e pres çdo gjë është e mundur. Në gjykatë prokuroria është e detyruar t’i shohë ato prova, atëherë do të shohin. Provat i ka prokuroria, është një provë e patjetërsueshme.
Do të ballafaqohem në gjykatë me prokurorinë.
Redaksia Online
(Gre. M/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO