Doshi i shpëton dekriminalizimit
mund të kandidojë në zgjedhje

Doshi i shpëton dekriminalizimit<br />mund të kandidojë në zgjedhje
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kërkuar verifikime të mëtejshme nga Prokuroria në lidhje me deputetin Tom Doshi, për të konfirmuar nëse ai preket nga ligji i dekriminalizimit.
 
Referuar fakteve të publikuara në media kohë më parë, Tom Doshi ka qenë i dënuar nga gjykata në 25 Maj 1990, me një vit heqje lirie me akuzën për “sjellje të padenjë në shoqëri”, dënim të cilin e ka përmendur në formularin e dekriminalizimit.
 
Avokati i Tom Doshit, Vladimir Meçe ka reaguar pas lajmeve se deputetit do t’i hiqet e drejta e kandidimit në zgjedhjet e 25 qershorit. Sipas tij, vepra penale për të cilën është dënuar Doshi rezulton të jetë e rehabilituar dhe nuk preket nga ligji i dekriminalizimit.
 
Gjithashtu, Meçe sqaron se vepra penale e atëhershme sot nuk konsiderohet më e tillë dhe se në dënimin e Doshit nuk ka asnjë vendim të formës së prerë.
 
Avokati Vladimir Meçe sqaron se, sipas nenit 69 të Kodit Penal në lidhje me rehabilitimin parashikohet se quhen “të padënuar” ata që janë dënuar me burgim për një kohë nga 6 muaj deri në 5 vjet dhe gjatë 5 vjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer asnjë vepër tjetër penale.
 
Sipas tij, në këtë kontekst edhe vetë Prokuroria e Përgjithshme pas verifikimit të thelluar të kryer prej saj, ka konkluduar se: "...nuk rezulton që për Tom Doshi të ketë të dhëna të tjera për vendime penale të formës së prerë ose jopërfundimtare, arrestime, ndalime, masa sigurimi personale, në fuqi ose jo, apo vepra penale të tjera të kryera brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, të padeklaruara".
Në këto kushte Tom Doshi nuk ka asnjë pengese as për detyrën qe ka aktualisht dhe as për kandidimin në zgjedhjet parlamentare.


shqiptarja
(Vendimi i Prokurorisë)

tom doshi
tom doshi
(Reagimi i avokatit të Doshit)


Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Avokatja e të dyshuarit për planifikim të sulmit në Vjenë tenton të ulë seriozitetin e rastit

Avokatja e të dyshuarit për planifikim të sulmit në Vjenë tenton të ulë seriozitetin e rastit