Doshi lë Prokurorinë pas 6 
orësh: Kishte atentat ndaj meje
VIDEO/ Doshi: Ja rrëfimi i vrasësit
Bami:Sajesë

Doshi lë Prokurorinë pas 6 <br />orësh: Kishte atentat ndaj meje<br />VIDEO/ Doshi: Ja rrëfimi i vrasësit<br />Bami:Sajesë
TIRANE -Për 6 orë me rradhë, deputeti i PS Tom Doshi ka qëndruar përballë prokurorit të Krimeve të Rënda Përparim Kulluri dhe dy oficerave të Policisë së Shtetit, të cilët kanë qënë të njëjtit që kanë marrë dhe dëshminë e “vrasësit me pagesë” Durim Bami.

Në dëshminë e tij të gjatë deputeti Tom Doshi i ka qëndruar versionit të tij, duke theksuar se atentati ndaj tij ka qenë i vërtetë. Doshi ka treguar se për atentatin që ishte kurdisur ti bëhej qe sinjalizuar nga deputeti i Partisë Kristian Demokrate Mark Frroku, ky i fundit vëllai i Arben Frrokut i arrestuar për vrasjen e kryekomisarit të policisë Dritan Lamajt. “Kam qenë në Malin e Zi së bashku me familjen time, kur më ka marrë në telefon Mark Frroku e më ka pohuar se kishte një bisedë urgjente. I kam pohuar se do kthehem shpejt në Tiranë dhe do flasim.

Jam kthyer dhe kemi pirë kafe në “Sheraton”, ku teksa ishim brenda në ashensor më ka vënë në dijeni se do vinte një djalë, dhe do bisedonte diçka shumë të rëndësishme, pasi kishte mësuar për një plan të vrasjes time”-ka pohuar Doshi në prokurori. Më tej ky i fundit ka shtuar se ka takuar njeriun që Frroku, i kishte sjellë dhe më pas ka vendosur që ta filmojnë atë, në mënyrë që dëshmia e tij të konsiderohej si provë dhe tu vihej në shërbim të prokurorisë.Pikërisht në këtë dëshmi sipas Doshit, Bami ka pranuar se ka marrë porosi edhe për vrasjen e deputetit të PD Mhill Fufi.

Manipulim dëshmitarit
Teksa, Tom Doshi ka qëndruar për 6 orë në prokurori ai gjatë kësaj kohe është njohur dhe me thëniet e shtetasit Durim Bami, të cilin ai e konsideronte si personin që ishte porositur nga Ilir Meta për të kryer vrasjen, por që më pas kishte kaluar në krahun e Tom Doshit.

Teksa ka parë thëniet e Durim Bamit, deputeti Tom Doshi ka këmbëngulur se ai gënjen duke e argumentuar se pas arrestimit në Shkodër, është vënë nën presion psikologjik për familjen e tij, duke e manipuluar si dëshmitar. Sipas Doshit një veprim i tillë është kryer në ambientet e policisë dhe për pasojë Durim Bami ka pranuar të tregojë të kundërtën e asaj që ka rëfyer, me qëllim mbrojtjen deri në fund të kryeparlamentarit Ilir Meta.

Dorëzohet tritoli
Në prokurorinë e Krimeve të Rënda deputeti Tom Doshi, ka dorëzuar dhe videon kur Bami jep dëshminë e tij para Tom Doshit. Veç kësaj video, Doshi ka dorëzuar në prokurori edhe një sasi tritoli, një telefon dhe një detonator i lidhur me tel elektrik përcjellës. Të gjitha këto sende dhe dëshmia e Doshit, janë administruar si prova. Ndërkohë që hetimet për këtë dosje, do vijojnë ditën e sotme me pyetjen e kryeministrit Edi Rama e zyrtarëve të tjerë të shtetit.

Bami:S’ka asnjë plan vrasje u pagova për të bërë lojën
Durim Bami,njeriu që për 6 muaj me rradhë konsiderohej nga deputeti i PS Tom Doshi si vrasësi me pagesë i natyralizuar më pas në dëshmitarin kyç të tij, ka nxjerë të gjithë planin e artikuluar prej gati 6 muaj më parë nga depueti Doshi, duke pohuar se gjithçka ka qënë një lojë që është stisur dhe financuar nga deputeti i PS. I ndodhur përballë prokurorit Përparim Kulluri, si dhe disa prej oficerëve të Policisë së Shtetit, Bami ka hequr dorë nga loja e dyfishtë dhe ka vendosur të nxjerë të gjithë planin e artikuluar nga deputeti i Shkodrës Tom Doshi.

Bami, babai i dy fëmijëve ka rëzuar versionin e parë të dëshmisë. Në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, Bami është ftuar të japë dëshminë e tij,në prani të dy prokurorëve Beci dhe Kulluri, duke kryer dhe rregjistrimin e tij me kamera. Pikërisht në këto kohë, Bami tregon se do të tregojë të vërtetën, vetëm të vihen në mbrojtje ai dhe vetë familja e tij. Ai ka pohuar se gjithçka, ka qënë një lojë e stisur dhe financuar nga Tom Doshi, ndërkohë që nuk ka pasur dijeni se pse po bëhej kjo lojë.


Ora 15:28 Tom Doshi del pas 6 orësh nga Prokuroria
Tom Doshi ka dalë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda pas gjashtë orësh marrje në pyetje nga dy prokurorët. Doshi ishte thirrur sot nga Prokuroria për të dhënë dëshminë e tij si dhe provat që pretendon se ka në lidhje me akuzat që ai ka bërë për atentat. Pas daljes nga zyrat e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Doshi ka refuzuar që të japë informacione për mediat.

Të gjitha mediat kanë filmuar momentin e hyrjes së Tom Doshit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, por në dalje askush nuk e ka parë Doshin pasi ai ka zgjedhur të dalë nga një dalje tjetër duke evituar kështu mediat.


makina e doshit me logo
(Automjeti me deputetin Doshi duke u larguar nga "Krimet e Renda")

Ora 09:20 Deputeti i perjashtuar nga PS Tom Doshi mberrin ne prokurori

Doshi: Sot ne prokurori pas kerkeses sime per te deshmuar

Fillimisht, burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda bënë të ditura se ftesa për të marrë dëshminë e tij ishte për më datë 6 mars, por siç shprehet vetë deputeti me kërkesë të tij ajo është vendosur për sot

"Kam kontaktuar me Prokurorinë e Krimeve të Rënda për t’i dhënë dëshminë time në lidhje me hetimet e nisura për tentativë vrasje ndaj meje dhe një kolegu tjetër deputet. Më kanë caktuar, pas kërkesës time, që të enjten paradite të paraqitem për të dorëzuar provat e mia." shkruan Doshi

Prokuroria ftesë Tom Doshit të dëshmojë më 6 mars për akuzat
Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka dërguar ftesë deputetit Tom Doshi që të paraqitet pranë organit të akuzës për të dhënë dëshminë e tij si dhe vendosjen në dispozicion të provave që pretendon se ka, në lidhje me atentatin ndaj tij.
 
Lajmi konfirmohet për A1 Report nga burime pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda sipas të cilave,  ftesa bën fjalë për datën 6 mars në orën 10:00, ku deputeti Doshi mund të paraqitet për të dhënë dëshminë dhe provat e tij.

Sipas po të njëjtave burime, bëhet e ditur se ftesa e Prokurorisë nuk e detyron atë të paraqitet domosdoshmërisht në datën e caktuar, pasi nuk është fletë thirrje.

Deputeti Doshi deklaroi se ndaj tij, Ilir Meta kishte paguar të dyshuarin Durim Bani si personin për ta eleminuar dhe se për këtë kishte njoftuar se Ministrin e Brendshëm, Kryeministrin dhe Policinë e Shtetit. Doshi pretendon se për atentatin ndaj tij ka provë një video të gjatë 37 minuta.  
tom doshi vertikal

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë