Deputeti Doshi ka renditur një sërë premtimesh të pambajtura nga qeverisja Berisha mes të cilave, investimet në infrastrukturë, argjinaturat mbrojtëse për këtë komunë, thellimin e Bunës dhe shumë projekte të tjera, që sipas tij jo vetëm që nuk janë zbatuar, por nuk është marrë as mundimi për realizimin e tyre.
Në takimin e komunës Ana e Malit, Doshi shoqërohej dhe nga kandidati Sait Fishta për të cilin shprehu vlerësim si mbajtës i fjalës së dhënë që është vërtetuar dhe në zgjedhjet e 2009-ës, kur kandidonte për LSI-në. Më 30 maj, në komunën Ana e Malit do të zhvillojë një takim kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, krahas disa njesive vendore të Shkodrës duke përzgjedhur brenda një kohe të shkurter, 3 herë këtë qark për turet e tij elektorale.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)