TIRANË - Tom Doshi është një ‘fenomen’ i biznesit e politikës në Shqipëri, përmes të cilit mund të shpjegohen fare lehtë rregullat e ‘arta’ të tranzicionit, dhe të bërit lekë e politikë. “Organigrama” e deklaratave të tij kundër Ramës, Metës dhe njerëzve të tjerë të politikës, tregon qartë se janë thirrje për marrëveshje të mëdha ose për të përdorur metodën efikase që funksionon në këto raste, atë të lojës së fortë dhe presionit.
Deputeti nga Nënshkodra Tom Doshi kështu ka arritur të bëhet vetë pa mbështetjen e askujt një nga njerëzit më me peshë në Shqipëri, politikani më i pasur e me pushtet të padiskutueshëm në Shkodër. Po cili është njeriu që përmendet me emër në raportet e ambasadës amerikane në Tiranë pas përplasjes me një gazetar dhe njeriu i akuzuar nga kabllogramet e publikuara nga Wikileaks për trafik narkotikësh e pastrim parash?
/Shqiptarja.com

Foto Dokumenti/ Ja Vila superluksoze në Tiranë e Tom Doshit