SHKODËR – Deputeti socialist Tom Doshi i ka drejtuar një thirrje publike, Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli që t’u dëftejë shkodranëve sesi e ka vënë pasurinë e saj këto tetë vitet e fundit. Thirrjen ai e ka bërë gjatë takimi elektoral në Vaun e Dejës.
"Jozefina sot është bërë me vila, është bërë me prona, e ka bërë ndërtesën katërkatëshe në Piacë dhe e ka dhënë edhe me qera për universitet“, - tha Doshi. – „Përse s’i thotë shkodranëve: Po, mor zotëri, kam prona! Por s’mund ta thotë, se ato prona janë përfituar prej korrupsionit. Të përgjigjet për këto deklarata që i bëj unë: Ç’lidhje ka me familjet e persekutuarve, ajo? Se është e vetmja që nuk ka dalë nga shtëpia dhe tek shtëpia që ka pasur është akoma."
Më pas, Doshi i është referuar "biografisë" së fshehtë të kryetares: "Dihet që ajo ka pasur lidhje me Sigurimin e Shtetit“ – tha ai, - "si kjo, si Berisha. Ia kam thënë në 2005-ën. Berisha e ka pasur pseudonimin "Bisturia", se ishte doktor, por e ka zhdukur dosjen, kurse Jozefina e ka pasur "Dizenjatorja", se ka punuar në Degën e Brendshme. E dini se Jozefina Topalli në 1987-ën është pajisur me pasaportë për të dalë jashtë shtetit? Kjo është "e persekutuara"! Në 1989-ën, atë e ka çuar në shkollë Ramiz Alia. Pse, pak të persekutuar kishte nëpër internime, që mësonin mirë?! Por Jozefina na përfitoi si nxënëse e mirë!!! Ia dha shkollën Skënder Gjinushi. Por për fëmijët e Berishës dhe për Lulin, kjo është një lëndë e huaj, nuk e pranojnë. E megjithatë, kur e ka gjetur Luli tek dera e Berishës, i ka thënë: Prapë ti moj, këtu?!"
E duke lënë pas rivalen e tij në këto zgjedhje, Doshi iu është drejtuar banorëve të Vaut të Dejës me shqetësim: "Ju gjeta me të njejtat probleme si në 2009-ën, edhe në 2011-ën, me mungesën e ujit të pijshëm, me një numër më të lartë të pastrehësh, me rrugë të amortizuara dhe pa ndriçim. Këto janë shërbime, që një shtet është i detyruar t’ua sigurojë qytetarëve të vet, “ – tha ai, - “por që pas 15 shtatorit, Partia Socialiste në pushtet do të përpiqet t’u japë zgjidhje përfundimtare.”
Në fund, ai i ka ftuar qytetarët qe të premten të presin Kryetarin e Partise Socialiste, Edi Rama, për të diskutuar sëbashku me të, problemet e komunitetit të tyre, të jetës së përditshme.
(Redaksia online)
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com