Dosja 339/ PD në sulm: Dako nuk ka shpëtim, peshku i madh do të arrestohet

Partia Demokratike, përmes deputetes Oriola Pampuri ka vijuar akuzat ndaj kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, për të cilin kërkon të arrestohet sa më parë me pretendimin se ai ka bashkëpunuar me bandat e drogës.

Në një dalje për mediat, deputetja demokrate Pampuri deklaroi se Vangjush Dako nuk ka shpëtim me heshtjen e tij dhe se ai është peshku i madh prandaj, sipas saj duhet të arrestohet për krimin e blerjes së votave në bashkëpunim me bandat në kohën e zgjedhjeve.

Që prej 22 Tetorit, kur Partia Demokratike u tha shqiptarëve se Vangjush Dako është peshku i madh i dosjes 339 Kryetari i Bashkisë së Durrësit po shpreson ta kalojë me heshtje krimin e blerjes së votave me bandat e Shijakut dhe të Durrësit.Heshtja nuk do ta ndihmojë Vangjush Dakon! Vendi i tij është në burg, bashkë me bandën e Avdylajve, nën akuzë për trafik ndërkombëtar droge nga Amerika Latine në Europë.Përgjimet zyrtare të dosjes 339 nuk i lënë rrugë tjetër mikut të bandës së Avdylajve.

Deputetja e Partisë demokratike, Oriola Pampuri

Sipas deputetes demokrate dosja 339, provon se janë zbuluar biseda që në shkëmbim të votave të blera për pushtetin ilegjitim të Edi Ramës, Vangjush Dako u dorëzoi bandave pasuritë e qytetit.

“Vangjush Dako duhet të arrestohet! Përgjimet telefonike provojnë qartë masakrën e zgjedhjeve nga bandat e krimit në Durrës, në këmbim të favoreve që kryebashkiaku u ka bërë me paratë e taksapaguesve dhe pashritë e bashkisë së Durrësit! Vangjush Dako, si simbol i pushtetit të blerë me paratë e drogës së krimit të organizuar, nuk e ka vendin në zyrën e kryebashkiakut të Durrësit, por pas hekurave, si i kreu i shtabit kriminal të vjedhjes, blerjes dhe deformimit të zgjedhjeve në Qarkun e Durrësit! Provat janë aty, në dosjen e pambyllur 339! Mjafton që prokurorë të guximshëm dhe të pakapur nga Edi Rama, të bëjnë detyrën!

Deputetja e Partisë demokratike, Oriola Pampuri

Akuzat e PD ndaj Dakos lidhen me disa përgjimet, që kanë dalë në media ku pretendohet se kryebashkiaku i Durrësit komunikon me njërin nga anëtarët e bandës së Avdylajve, Altin Avdylaj si bashkëpunëtor me ta.  

Ndërkohë këto akuza janë hedhur poshtë nga ana e vangjush Dakos, i cili ka deklaruar se do të ngrejë padi për shpifje, ndërsa ka thënë se komunikimet me Avdylajt kanë qenë në kuadër të fushatave elektorale dhe pa asnjë prapavijë kriminale.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sadushi: 18/11/2018 09:12

    E kishin kap nje peshkaqen sot ne det.Vezen qe ka bere Dako nuk e beni sot ju hajdute te Saliut,qe keni felliq PD.PD ka tradhetuar shqiptaret qe nuk jane budallenj.Dako mjafton qe e ka telefonin te hapur per gjithe durresaket , aty eshte fitorja e tij . Eshte popullor.Kete do populli.

    Përgjigju
  • Dursaku: 16/11/2018 17:20

    Ti moj Deputete Doktoreshe ti hash Peshkun Dakos se e nxori ne drite Duresin tone Ju si Parti jene Parti Vrasesash Hajdutash Antikombetare Nuk punoni ne te mire te popullit jeni njesoj si burat dhe grate plera te kombit ju jeni te mbaruar Prap Durresin tone ne socialistet do ta drejtojne Shko ha supen ne guzhone te shqupit e bere detyren doktoreshe Psilopatesh

    Përgjigju
  • Jam: 16/11/2018 14:46

    Shum dakort me peshkun e madh Dako!po peshk ma te madh se krimineli Berisha & Ilir hajduti o kukumjaçka e PDse edhe Lul hajdutin nuk e harova o folsja e partise se krimit dhe e djeg'jes se shqiperise

    Përgjigju
  • xreport: 16/11/2018 14:41

    lat nom ndryshoni rrug kshu as veten se ruani dot ju te PD

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Ligjbërësit iranianë kërkojnë ndryshimin e projektligjit të rreptë për hixhabin

Ligjbërësit iranianë kërkojnë ndryshimin e projektligjit të rreptë për hixhabin