PD-ja del blof/ Ervin Salianjin e rrëzojnë 'provat' e veta kundër prokurorit të 'Babales' (VIDEO)

TIRANË-Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka qenë ditën e sotme te Kolegjit të Pavarur të Apelimit (KPA), sipas së cili ka dorëzuar një dokument inkriminues për prokurorin e Krimeve të Rënda, Gent Osmani, prokuror i çështjes "Babale".

Në fjalën e tij para mediave, Salianji i cili është akuzuar për "Kallëzim të rremë" lidhur me këtë dosje, shprehet se Osmani nuk është caktuar prokuror i çështjes me anë të shortit, por është zgjedhur nga drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, pikërisht për ta manipuluar këtë dosje. Ai shtoi se prokurori Osmani është vënë në shërbim të kryeministrit Rama dhe ish-ministrit Fatmir Xhafaj në veprimtari inkriminuese.

"Sapo dorëzova një CD me të dhëna përgjuese, të bëra me vendim gjykate nga ana e prokurorisë, në të cilat subjekti në rivlerësim, Gent Osmani, sot anëtar i KLP-së, një prej drejtuesve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i cili vendos për emërimin, shkarkimin apo transferimin e prokurorëve të çdo niveli, po ashtu edhe për krijimin e SPAK-ut, ka komunikuar në mënyrë jo vetëm miqësore, por edhe duke prishur dhe fshirë një pjesë të përgjimit, siç duket në përgjimin që do ta bëj publike edhe për mediat, me shtetasin Alfred Alizoti. E ka vendosur vetë në përgjim dhe ka komunikuar po kështu në mënyrë miqësore, pa lënë më pas asnjë lloj procesverbali, pa pasur asnjë lloj dokumentimi të të gjithë situatës së komunikimit me të dhe duket që është vendosur në mënyrë joprofesionale në shërbim të politikës dhe padiskutim të ish-ministrit Xhafaj, i cili e ka trysnuar për ta mbajtur peng në Kolegjin e Apelimit, sepse në KPK e ka kaluar vetingun", u shpreh Salinji.

Salianji shprehet se ka një audi-përgjim mes Fredi Alizotit dhe prokurorit Gent Osmani dhe flet për një bisedë miqësore mes tyre. Sipas PD-së, në audio-përgjim tregohet bashkëpunimi mes prokurorit Gent Osmani me dëshmitarin e sajuar Fredi Alizoti, për të mbuluar përfshirjen në trafikun e drogës të Agron Xhafajt, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, po në fakt ajo që shihet dhe dëgjohet është se mes tyre (të paktën në bisedën që PD-ja ka shpërndarë) është krejt ndryshe. Në bisedën e tyre shihet që Osmani jo vetëm që nuk i jep konfidenca në bisedë, siç PD-ja pretendon, por edhe nuk ka asgjë që e inkriminon atë si prokuror. Teksa Alizoti i drejtohet prokurorit në emër, ai i kthehet "jo Genti, por prokuror Genti, nuk jam shoku jot" duke hedhur poshtë dukshëm pretendimin e Salianjit për një bisedë miqësore mes tyre.

Ky veprim nga ana e ish-deputetit të PD-së vjen një ditë përpara se Osmani të dalë përpara Kolegjit të Pavarur të Apelimit (KPA). Ai u konfirmua nga shkalla e parë e Vetingut, por Komisioneri Publik ankimoi vendimin, duke kërkuar shkarkimin e tij nga detyra, me argumentin se nuk justifikon pasurinë. Bëhet fjalë për blerjen e një apartamenti, për të cilin Osmani ka deklaruar se një pjesë e parave janë marrë me kredi.

Përgjimi i publikuar nga PD

Gent Osmani: Po.

Fredi Alizoti: Përshëndetje, Genti?

Gent Osmani: Po.

Fredi Alizoti: Fredi jam.

Gent Osmani: Urdhëro?

Alizoti: Fredi, Fredi jam, Alizoti.

Alizoti: Si kalon.?

Alizoti: Alo, Genti ti je?

Gent Osmani: Po pra, unë jam. Jo Genti, por prokuror Genti, se s’jam shoku jot.

Gent Osmani: Më thuj.

Alizoti: Na fal.

Gent Osmani: Fredi, je thirr nesër në ora 10 të jesh tek zyrat e mia, dhe duhet të jesh patjetër me dokument identifikimi. Mirë?

Alizoti: Po mund të takohemi në fillim? Po pati mundësi 5 minuta

B.K./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 24/07/2019 20:49

    Ky mashtrues ordiner, qe eshte protagonist ne gjoja pergjime, por sajesa duhet te shkoj ne burg.Nuk duron populli keto politikan qe te ndyjne politiken me teper

    Përgjigju
  • ANTIKAPAK REXHEP LEKA ISH KASAP [ KEPI ]: 24/07/2019 16:51

    O çuni shegës i ngjirur në haurin e lopës . Shega mamaja jote kur të ngjirozi në hauar ishte e martuar e me burr tjetër të bëri ty e ti kopil dole e kopil ngele o salinjani edepsëz.

    Përgjigju
  • ema: 24/07/2019 16:04

    po boll o Salian budalla! me ceshtjen babale se na merzite...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja