Pas dy orësh në SPAK, ish kreu i KESH, Erald Elezi Del doli nga ambientet e SPAK, duke mos preferuar të flasë para gazetarëve. Burime të Report TV mësojnë se paraqitja e tij në SPAK ka të bëjë me një çështje tjetër të vjetër, për të cilën ai dyshohet të jetë person në dijeni.
Në paraqitjen në SPAK, Elezi ishte pa avokat. Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) e ka marrë Elezin të pandehur për tenderin e tunelit të Llogarasë, një çështje për të cilën u mor e pandehur edhe ish-zv/kryeministrja Belinda Balluku. Ndaj saj janë në fuqi dy masa, ndalimi i daljes jashtë shtetit dhe pezullimi nga detyra, masë të cilën ish-zv.kryeministrja e ka dërguar në Gjykatën e Lartë.
3 ditë më parë gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e tij për një masë më të lehtë sigurie ndërkohë që SPAK kërkoi zgjatjen e hetimeve edhe me 3 muaj të tjerë
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente










