Dosja e dytë nga Italia për
Tahirin, Hysi: Ja ku e mësova

Dosja e dytë nga Italia për<br />Tahirin, Hysi: Ja ku e mësova<br>
Deputetja socialiste, Vasilika Hysi, ka komentuar ngjarjen më të debatuar të ditëve të fundit, atë të kërkesës së Prokurorisë për arrestimin e deputetit Saimir Tahiri. Duke u ndalur te mbledhja maratonë e Këshillit të Mandateve, Hysi tha në studion e Report Tv se prokurorët në seancë u treguan të sinqertë, kur thanë se nuk kanë pasur kohë të merrnin gjithë informacionin nga italianët për implikimin e Tahirit në përfshirjen e trafikut të drogës.

A ka vepruar drejt prokuroria?
Në fakt, tre prokurorët kanë qenë të sinqertë me veten e tyre, ndoshta u doli në mënyrë spontante, që thanë ‘nuk kemi pasur kohën e mjaftueshme për të marrë gjithë informacionin nga italianët, por morëm vetëm pjesë’.

Dosja e dytë nga Italia, është paraqitur?
Jo, në seancën me dyer të mbyllura u mësua ky fakt, por dje unë e mësova nga gazetarët dhe sot një nga prokurorët tha se ka mbërritur kjo dosje dhe se nuk kanë pasur kohë ta lexojnë. Në mbledhjen me dyer të mbyllura nuk pati prova të reja.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës