Prokuroria prane Gjykates se Shkalles se Pare Fier, ka regjistruar procedimin penal date 16.14.2014, per vepren penale te “Vjedhjes me arme ne bashkpunim” dhe  “Prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve dhe municionit luftarak ne bashkpunim” te parashikuar nga neni 134-25 dhe 278/6 te  K.Penal.

Nga veprimet e policise gjyqesore ka rezultuar se më datë 16.10.2015, rreth orës 12.40 në lagjen Sheq i Madh Fier, dy persona të maskuar kanë qëlluar shtetasin Artur Çepele me pistoletë pranë një dyqani bojërash te cilit i kane mare shumen prej 8.100.000 lekesh te reja.

Është ngritur grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes ku është fiksuar një gëzhojë pistolete e kalibrit 9 mm e cila është marrë në cilësinë e provës materiale për ekzaminim në laboratorin kriminalistik. Gjithashtu ne vendin e ngjarjes eshte gjetur dhe sekuestrur nje automjet tip Toyota me targe AA xxx LC me ngjyre te zeze i cili i perket te demtuarit dhe qe ka qene objekt i veprime te autoreve pasi ne automjet ndodhej dhe shuma e lekeve te vjedhura.

Janë shoqëruar në ambjentet e policisë personat që kanë qënë të pranishëm në momentin që ka ndodhur ngjarja dhe janë pyetur në cilësinë e personit që kanë dijeni për rrethanat e veprës penale.

Nga veprimet hetimore është marrë informacion për një automjet të braktisur dhe të djegur në fshatin Verri, Fier, i cili u gjete i braktisur ne nje rruge qorre, ku brenda ketij automjeti tip Daevoo” eshte gjetur nje arme zjarri automatike. Gjithashtu ne nje largesi rreth 10 metra nga kjo makine e djegur jane gjetur nje pale targa te huaja italiane, “CP xxx CY”. Automjeti i gjetur ne gjendje te djegur eshte sekuestruar ne ambjentet e drejtorise te policise qarkut Fier. 

Rezulton se, para ngjarjes, automjeti te cilin leviznin autoret para dhe pas kryerjes se vepres penale, ishte blere tek servisi i shtetasit Dritero Lajthia ne Tirane nga shtetasi Kreshnik Berisha banor i qytetit te Tiranes ky i fundit i denuar me pare per vepren penale te Vjedhjes me arme te parashikuar nga neni 140 i K.Penal.

Ne lidhje me ngjarjen, jane ndaluar i dyshuari Dritero Lajthia per vepren penale te “Sigurimit i mjeteve per te kryer vjedhje” te parashikuar nga neni 142 i K.Penal dhe Kreshnik Berisha per veprat penale te “Vjedhje me arme ne bashkpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve dhe municionit luftarak ne bashkpunim” te parashikuar nga neni 134-25 dhe 278/6 te  K.Penal.