Më 24 janar deputeti Gazment Bardhi depozitoi në SPAK një kallëzim për nisje të hetimeve ndaj Kryeministrit Rama për ato që ai i cilësoi si lidhje me ish zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal, duke thënë se ky i fundit është korruptuar nga Rama për të sajuar lobimin e PD-së me paratë ruse.

Por SPAK i ka kthyer sot përgjigje Bardhit duke i kërkuar vënien në dispozicion të materialeve fillestare të drejtësisë amerikane që ai i ka përmendur në kallëzim disponohen prej tij. Në shkresën e drejtuesit të SPAK Altin Dumani kërkohet vënia në e akt-padisë së Zyrës së Prokurorit të Distriktit të Kolumbias, datë 15.09.2022.

Ndërsa pasdite deputeti i është përgjigjur kësaj letre, duke shprehur besimin në hetimin e plotë të çështjes. 

Bardhi ka thënë në lidhje me këtë padi se ajo që ka bërë Rama është akti më i rëndë që ka ndodhur në këto 30 vite në marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Shqipërisë. Nëpërmjet një shkrimi në facebook, Bardhi bën me dije se i është drejtuar SPAK-ut duke i kërkuar nisjen e hetimeve për organizatë kriminale që sipas tij drejtohet nga kryeministri Edi Rama.

Shkresa e SPAK për Bardhin

(Kliko këtu për kërkesën e Bardhit për nisjen e hetimeve për Edi Ramën)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:38
Çështja ‘McGonigal’, Bardhi i përgjigjet SPAK, dorëzon akt padinë e prokurorisë amerikane

1675165796_page.jpg

Deputeti Gazment Bardhi i ka kthyer përgjigje Prokurorisë së Posaçme e cila përmes një letre i kërkoi akt padinë që kishte përmendur në kallëzimin e bërë për nisjen e hetimeve për Ramën.

Bardhi në letrën e tij thotë se ka dorëzuar akt padinë dhe shpreh besimin në zbardhjen e kësaj çështjeje.