Dosja e 'Shpirtit'/ I penduari i drejtësisë: Ilirjan Duçellari kalonte i sigurt drogën në tokë e në det! Festim Lelaj (kokë-lopa) fikte radarin për 1 orë dhe merrte 15 mijë euro

Gazetari i "Report Tv", Arsen Rusta ka zbardhur dosjen e operacionit "Shpirti"që u finalizua me 38 urdhër-arreste, mes të cilëve prokurorë, zyrtarë të lartë policie, dy ish-shoqërues të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe persona të tjerë, të cilët ishin të implikuar në trafikun e sasive të mëdha të drogës. Dosja është rezultati i një investigimi disa vjecar të filluar nga Drejtoria Investigative Antimafia (DIA) të Puljas në Itali dhe finalizuar nga prokurorët e SPAK, përmes hetimeve të skuadrave investigative të përbashkëta. 

Pushteti që kishte ‘Lani’ i Lazaratit, Ilirjan Duçellari, mbi punonjësit e policisë, zyrtarët dhe njerëzit e uniformave blu ka bërë të mundur kundrejt pagesave të hapen dyert e kalimit të drogës në det dhe në tokë. Pazari për kalimin ishte 15 mijë euro për ujin dhe 15 mijë euro për tokën.

Një prej bashkëpunëtorëve të drejtësisë ka rrëfyer skemën sesi veprohej me tre radarët e detit shqitpar, atë të Divjakës, të Semanit, në Fier dhe një tjetër në Sazan.

I penduari i drejtësisë, Marenglen Shusha, rrëfen se ‘Lani’ apo Ilirjan Ducellari apo Zaimi kishte persona të ndryshëm që ruanin gomonen kur kalonte në det dhe të tokë. Përsa i përket detit, i impenjuar ishte Oficeri i Policisë të Drejtorisë së Kufirit & Migracionit Vlorë, Festim Lelaj që thirrje nga grupi i sturktuar ‘Kokë Lopa’. Ai tregon se Duçellari  kishte mbështetjen edhe të Zëvendës Drejtorit të Policisë Vendore të Policisë Vlorë Ilirjan Balla.

Të gjitha veprimet e lidhura me transportimin e lëndës narkotike, me ngarkimin e saj në mjetin lundrues dhe trafikimin e saj, kryheshin në praninë e dy punonjësve të policisë, të cilët garantonin kryerjen e trafikimit të lëndës narkotike për në Itali.

"Nga toka, Lani kishte persona të ndryshëm, po sidoqofte ishte armik me Drejtorin, ndërsa përsa i përket detit, Drejtorinë e Kufirit, ishte impenjuar një person me emrin Festim, qe unë e di se punon për policinë. Është një person i shëndoshë, me flokë të shkurtra, e di që ka nje lokal në rrugën ku është lokali i Lanit, e në atë periudhën vinte ke ne me nje Klas E, me ngjyrë gri, në 2005-2006. Ky ka ardhur disa herë, ka folur në tavolinën afër për të garantuar, për të siguruar pjesën e detit, e, me sa mbaj mend, nja dy herë ka ardhur bashke me nje person tjetër, që ka thene qe edhe ai ishte një që punonte në polici, ishin moshatar, me floke te bardha, me duket se quhej Gjergji, nëse nuk gaboj, e se ky Lani a Festim do t'i jepte 15.000 Euro për të siguruar pjesën e detit, e lekët i kam parë. Momenti në të cilin ia ka dorëzuar nuk e di, sepse për ngjarjen e 2015 une isha në Itali e siç kam thëne, nese nuk gaboj, ky Festimi, pasi Ilirjani është spostuar si Zevendes Drejtor në Dibër, me duket se edhe Festimin e kane spostuar gjithmone si Shefi Policise Komisariatit ne Diber.

Unë di që kur gomonia arrinte nga Italia në Divjakë, apo kur gomonia shkonta nga Italia në Divjakë, ky radar fikej e për rreth 40 min, 1 orë, ky radar fikej e sipas muhabeteve të bëra ke ‘Lani’ edhe makinat e policisë tokësore edhe ato të kufirit , sipas meje, ama policia e kufirit ka tip makina Land Rover, policia e kufirit është ajo që kontrollon bregun, e Lani më thotë që policia bënte.. themi.. vërente gjatë ngarkimit. Domethënë donë të thotë që këta polica, për shembull janë ata që rrinë zakonishtë në postën e kufirit, unë nuk e di sa janë në vendin që fikin radarin, e mendje se janë një person a dy, rrinin aty kur gomonia ngarkohej.  Pjesa tjetër e punonjësve të policisë ishte në zonën ku ishte radari..edhe nga ana tjetër e detit, edhe nga ana e tokës kanë marrë 30 000 euro për punën që është kapur në 2015, sepse kur është bërë sekuestrimi afër Delta Forcë, asnjëri prej djemve si ka kërkuar lekë Lanit, sepse unë mund ti thoja shumë mirë: ‘Unë e bëra, kam shkuar e kam mbaruar , ose djemtë që kanë angazhuar vetëm shtetit dhe e di që 15 000 janë paguar për tokën e 15 000 për ujin, domethënë detin … e për pjesën detare, themi për ujin, ka folur me Festimin, ndërsa për pjesën tokësore, ai , Ilrijanin e kishte aty, e kishte 24 orë mbi 24 të pranishëm… Ilirjani ka marrë pjesë kur gomonia është nisur e ka marrë pjesë normalisht, sepse e thashe3 edhe dje, që është marrë hard disku nga hoteli… sepse ishte parë Ilirjani… sepse është kontaktuar , kontaktonte me numra të tjerë, jo vetëm numrat  që unë sillja këtu me vetë, por edhe numrat e tjerë, që ishin atje, që ishin numrat  për Geni, për pjesën e detit, për atë të tokës…", ka rrëfyer i penduari i drejtësisë.

 Episodi në dosje që tregon lidhjet e Ilirjan Ducellarit me zyrtarë të policisë

 


Lajmi kryesor:

Zbardhet dosja e ‘Shpirtit’/ Më shumë se 12 milionë euro fitime në 3 vite, koka e grupit 'Lani' me plantacione gjigante kanabisi në Skrapar! Emrat e 'të penduarve'


//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim