Me anë të një njoftimi për mediat, prokuroria sqaron se sekuestro është vendosur me leje të gjykatës pas kërkesës së kësaj të fundit dhe denoncimit të shtetasit me iniciale Z.H.
(Faksimile e vendimit të Gjykatës së Durrës për sekuestron e ndërtesës së ish hotel "Vollga")
Por si u arrit në këtë sekuestro?
Report Tv ka mësuar se bëhet fjalë për një nga ish bashkëpronarët e kësaj prone shtetasin Zamir Hasa i cili ka depozituar në prokurorinë e Durrësit një kallëzim për falsifikim dokumentesh për pronën në të cilën ai kishte pronësinë deri në 10 nëntor 2003.
(Faksimile e kartelës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme, ku bashkëpronar i "Vollgës" është edhe Zamir Hasa)
Është pikërisht ky ndryshim pronësi që sipas prokurorisë ka nisur kalvarin që kjo pronë të përfitohet padrejtësisht në përfundim të 2014-ës nga persona të tjerë mes tyre dhe Shullazi.
Referuar faksimilesh së pronësisë për këtë pronë, pronar të saj janë Emiljano Shullazi, Fejzi e Marie Kodra. Më parë në të ka qenë dhe shtetasi Zamir Hasa i cili ka bërë kallëzimin.
Të njëjta burime nga akuza e qytetit bregdetar sqaruan se në hetim për këtë rast janë dhe disa zyrtarë lokal të cilët kanë drejtuar hipotekën e Durrësit në periudhën që janë bërë ndryshimet e pronësisë kohë në të cilën është larguar si bashkëpronar Zamir Hasa.
Ndërkohë që ky është veprimi i parë i akuzës për sekuestrimin e një prone ku bashkëpronar është Emiliano Shullazi hetimet për këtë të fundit po kryen dhe për disa raste të tjera gjobëvënieje ku dyshohen 7 të tilla kundrejt biznesmenëve në Tiranë e Durrës.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)