Report Tv sjell të tjera detaje nga dosja e SPAK për Arben Ahmetajn. Ish-ministri ka përfituar në katër vite nga Klodian Zoto e Mirel Mërtiri rreth 500 mijë euro, ku përfshihen vilat në Palasë e Hamallaj, si edhe përfitime të tjera, pagesa hotelesh në vendet e Europës.
Report Tv sjell pjesë nga dosja ku janë dokumentuar disa pagesa për hotelet ku ka qëndruar Ahmetaj, të cilat janë paguar nga Klodian Zoto. Në dosje shkruhet se të gjitha këto detaje janë përfituar nga kontrolli i emailit të Klodian Zotos, ku janë vërtetuar rezervimet që ka bërë për në emër të Arben Ahmetajt, por të gjitha janë paguar nga Klodian Zoto. Konkretisht, Ahmetaj, si edhe ish-gruaja Albina Mancka dhe bashkëjetuesja e tij, Eriola Hoxha përfituan 9 udhëtime të paguara nga Zoto nga vitit 2013 deri në vitin 2017. Kryesisht hotelet në të cilat kanë qëndruar janë në vendet e BE-së, Itali, Austri, Francë e Gjermani.
Pjesë nga dosja e SPAK
Shtetasi Arben Ahmetaj, ka ushtruar funksionin e ministrit përgjatë kryerjes së procedurave për dhënien e koncensionit të mësipërm apo edhe gjatë kohës së zbatimit të tij.
Nga të dhënat e administruara rezulton se shtetasi Arben Ahmetaj ka pasur njohje me shtetasin Mirel Mërtiri (alias Klodian Mërtiri) por edhe me shtetasin Klodian Zoto. Kjo njohje e tyre, siç edhe parashtrohet në vijim, shkon edhe më tej, në një marrëdhënie më të ngushtë miqësore. Nga të dhënat e administruara deri në këtë moment, ekziston dyshimi se pikërisht kjo marrëdhënie miqësore ndërmjet shtetasve Arben Ahmetaj, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, ka qenë faktori kryesor, që ka bërë shoqërinë Albtek Energy sh.p.k. të përfitojë koncensionin e mësipërm, kundrejt dhënies së përfitimeve/shpërblimeve të padrejta, shtetasit Arben Ahmetaj.
Sa më lart mbështetet në një tërësi provash të administruara, të cilat kanë rezultuar si nga këqyrja e realizuar në kompjuterët e sekuestruar shtetasit Klodian Zoto, në kuadrin e procedimit penal nr. 277 të vitit 2020, ku shfaqen njohjet e hershme të shtetasit Arben Ahmetaj dhe Mirel Mërtiri (alias Klodian Mërtiri) të paktën që nga viti 2011, si dhe në vijim edhe me shtetasin Klodian Zoto, ashtu edhe nga disa të dhëna të ofruara në trajtë e-mailesh nga shtetasi Adriatik Doçi por edhe të përputhura me të dhënat e gjendura në kompjuterët e sipërcituara. Në fakt, nga këto e-maile, përforcohet dyshimi se shtetasi Arben Ahmetaj dhe ish bashkëshortja e tij shtetasja Albina Mançka dhe gjithashtu edhe shtetasja Erjola Hoxha, kanë përfituar shpërblime të padrejta nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.
Kështu, në emailin e shtetasit Klodian Zoto ([email protected]) më datë 05.07.2013 rezulton se është bërë një rezervim për datat 10.07.2013 deri më 12.07.2013 me numër konfirmimi PDS14423855 me guest name Arben Ahmetaj, tip dhome Deluxe Room, në Hotelin Principe Di Savoia, Milano, Itali. Më datë 12.07.2013, në adresën e e-mailit të shtetasit Klodian Zoto, ([email protected]) rezulton se është dërguar një email nga Reception Hermitage ([email protected]) sipas të cilit shtetasit Klodian Zoto i konfirmohet që kanë marrë të gjithë dokumentet për Full Credit për dy dhoma në emrin e shtetasit Ahmetaj. Në këtë e-mail përshkruhet edhe se të gjitha pagesat do të bëhen nga karta e kreditit të shtetasit Klodian Zoto. Dërguesi i këtij e-maili shfaqet shtetasja Olga Burtseva, recepsion Hotel Hermitage, Monte-Carlo. Në fakt, nga të dhënat e sistemit TIMS rezulton se shtetasi Arben Ahmetaj më datë 10.07.2013, ka dalë nga territori i R.Shqipërisë nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar (PKK) Rinas, me linjën e fluturimit ALITALIA AZ 506/511 Milano dhe është kthyer me të njëjtën linjë më datë 14.07.2013.
Ne emailin e shtetasit Klodian Zoto ([email protected]) më datë 16.09.2013 rezulton se shtetasi Klodian Zoto ka dërguar nje e-mail "Reservation Starlight Suiten" ku parashtron se ka bërë një rezervim në këtë hotel për dy netë për guest name Arben Ahmetaj dhe i lutet hotelit të tërheqë nga karta e kredititit pagesën për dy netë për guste-in si më sipër. Po më datë 16.09.2013, rezulton se ka ardhur një email nga Manager Renngasse ([email protected]) ku shtetasi Klodian Zoto falenderohet dhe bëhet me dije se është ngarkuar me pagesën e një shume prej 435.25 euro. Adresa e hotelit është Starlight Suiten Hotels, Renngasse 13, A-1010 Vienë. Nga të dhënat e sistemit TIMS rezulton se shtetasi Arben Ahmetaj më datë 16.09.2013 rezulton të ketë dalë nga territori i R.Shqipërisë nëpërmjet PKK Rinas, nëpërmjet linjës së fluturimit Austria Airlines - OS 847/818 Viena dhe të jetë kthyer më datë 17.09.2013 me të njëjtën linjë fluturimi.
Ne emailin e shtetasit Klodian Zoto ([email protected]) më datë 21.02.2014 rezulton se i është dërguar email nga Booking.com për prenotimin e tij në Hotel Sans Souci Vienë, ku i konfirmohet modifikimi për Suite Master për klientin Arben Ahmetaj (me pare Klodian Zoto) prenotim i kryer fillimisht me datë 20.02.2014 dhe i modifikuar më datë 21.02.2014. Prenotimi është për dy netë, nga data 21.02.2014 deri me datë 23.02.2014. Nga të dhënat e sistemit TIMS rezulton se shtetasi Arben Ahmetaj më datë 21.02.2014 rezulton të ketë dalë nga territori i R.Shqipërisë nëpërmjet PKK Rinas, nëpërmjet linjës së fluturimit Austria Airlines - OS 847/818 Viena dhe të jetë kthyer më datë 26.02.2014 me të njëjtën linjë fluturimi.
55.1.4. Në kompjuterin e shtetasit Klodian Zoto është gjendur një dokument nga Armani Hotel Milano, me emertimin "Credit Card Authorization Form" në të cilin pasqyrohet se poseduesi i kartes me nr. 4454160000054366 me skadence 07/17, shtetasi Klodian Zoto, ka bërë një rezervim për shtetasen Erjola Hoxha, me nr. konfirmimi 989854012 për periudhën nga data 10.09.2015 deri më datë 12.09.2015. Nga të dhënat e sistemit TIMS rezulton në fakt, se shtetësja Erjola Hoxha nga dalë nga territori i R.Shqipërisë në PKKK Rinas më datë 08.09.2015 me linjën e flutirimit Blu Panorama - Bergamo 3232- 3233 dhe është kthyer më të njëjtën linjë më datë 12.09.2015.
Në kompjuterin e shtetasit Klodian Zoto është gjendur një dokument nga Four Seasons Hotel, Milano, me emertimin "Modulo per l'addebito su carta Credito", në të cilin pasqyrohet se poseduesi i kartes me nr. 4454160000054366 me skadence 07/17, shtetasi Klodian Zoto, ka bërë një rezervim për shtetasit Erjola Hoxha dhe Mirel Mertiri për periudhën nga data 19.11.2015 për Super queen dhe nga data 20.11.2015 për King Junior dhe me datë kthimi 22.11.2015. Gjithashtu, në emailin e shtetasit Klodian Zoto rezulton se është gjendur rezervim nga Booking.com me Guest name Erjola Hoxha, për hotelin Four Seasons Milano për të njëjtën perjudhë. Nga të dhënat e sistemit TIMS rezulton se shtetësja Erjola Hoxha, ka dalë nga territori i R.Shqipërisë më datë 19.11.2015 me linjën e fluturimit ALITALIA AZ 510/507 Romë dhe dhe është kthyer më datë 22.11.2015 me linjën e fluturimit Alitalia AZ 506/511 Milano. Po ashtu, nga të dhënat e sistemit TIMS rezulton se më datë 20.11.2015 nga PKK Rinas me linjën e fluturimit Alitalia - AZ 506/511 Milano ka dalë edhe shtetasi Arben Ahmetaj nga territori i R.Shqipërisë dhe është kthyer më datë 22.11.2015 në të njëjtën linjë si Erjola.
Më datë 09.07.2016, nga adresa e emailit reservations.riviera@tiara- hotels.com i është dërguar një email shtetasit Mirel Mërtiri, ku i adresohet si zoti dhe zonja Mancka (bashkeshortja e shtetasit Arben), duke i falenderuar për interesin e shfaqur në Tiara Miramar Beach Hotel & SPA me adrese 47, Avenue de Miramar, 06590 Theoule-sur- Mer-France, dhe dërgimin për propozimin e booking për qëndrimin e tyre nga data 01 deri më datë 10.08.2016. Më datë 11.07.2016 nga adresa e emailit së shtetasit Mirel Mërtiri ([email protected]) i është dërguar adresës [email protected] me CC shtetasen Albina Mancka me adresë emaili [email protected], me tekst: E dashur Miss Sophie, në mënyrë që të procedohet me pagesat konfirmon datën si më poshtë: Dhoma Prestige me pamje nga deti, 2 dhoma, mbërritja 03 gusht dhe largimi më datë 09 gusht, dy dhoma Junior Suit me pamje nga kopshti, me datë mbërritje 03 gusht dhe largimi 09 gusht. I është kërkuar, gjithashtu, dërgimi i ofertës në mënyrë që të kryhet pagesa për të gjitha dhomat në emër të shtetasit Mirel Mërtiri. Më datë 12.07.2016 nga adresa e emailit [email protected] i është dërguar email shtetasit Mirel Mertiri, duke iu përcjellë forma e pagesës dhe informacioni i bankës. Më datë 13.06.2016 nga shtetasi Klodian Zoto me adresë emaili [email protected] i është dërguar email adresës [email protected] serish zonjës Sophie, duke e bërë me dije se po i shkruan në emër të z. Mërtiri dhe se shtetasi Klodian Zoto do të jetë personi që do të bëjë pagesën për këtë rezervim dhe për këtë arsye duke qenë se edhe shuma e pagesës nuk është e vogël, kërkon që t'i dërgohet fatura në mënyrë që të kryejë pagesën nëpërmjet bankës dhe kjo fatutre t'i dërgohet z. Klodian Zoto, me adrese George E.Bush ap. 9/3, Tirana, Albania. Me date 15.07.2016 sërish shtetasi Klodian Zoto i adresohet adresës së emailit [email protected], zonjes Sophie, duke përsëritur kërkesën që fatura për bankën të jetë në emrin e shtetasit Klodian Zoto dhe si emër mysafiri të jetë shtetasi Mirel Mërtiri.
Në emailin e shtetasit Klodian Zoto ([email protected]) më datë 09.09.2016 ka rezultuar se nga adresa e emailit [email protected] me temë subjekti: Mandarin Oriental, Milan, shtetasi Klodian Zoto është falenderuar për dërgimin e formularit të kartës së kreditit për rezervimin e dytë të zonjës Hoxha. Konkretisht të dhënat e hotelit janë Mandarin Oriental Hotel, Milano, me adresë Via Andegari 9-20121 Milano, Itali. Nga të dhënat e sistemit TIMS rezulton se në fakt shtetësja Erjola Hoxha ka dalë nga territori i R.Shqipërisë nëpërmjet PKK Rinas më datë 08.09.2016 me linjën e fluturimit Blu Panorama - Milano 3220-3221 dhe është kthyer më datë 11.09.2016 me linjën e fluturimit Alitalia - AZ 506/211 Milano, ndërkohë që shtetasi Arben Ahmetaj rezulton të ketë dalë nga territori i R.Shqipërisë më datë 09.09.2016 me linjën e fluturimit Blu Panorama - Bergammmo 3232-3333 dhe të jetë kthyer më datë 11.09.2016 me linjën e fluturimit Alitalia AZ 510/507 Rome.
Më datë 11.10.2016, në adresën e emailit të shtetasit Klodian Zoto, ([email protected]) rezulton se është dërguar një email nga Amanda Silva Rocha (Amanda [email protected]), ku i bën me dije shtetasit Klodian Zoto formën e tretë të pagesës për të mbuluar shpenzimet e mysafirit Erjola Hoxha. Po në datë 11.10.2016 shtetasit Klodian Zoto në adresën e sipërcituar të emailit i është dërguar email nga adresa [email protected] me titull: Jumeirah Frankfurt, ku i bashkangjit pagesën për rezervimin për të tretët dhe i bën me dije se faturën do e marrë pas check out. Hoteli ku është bërë rezervimi është Jumeirah Frankfurt, me adresë Thun-und-taxis-platz 2, 60313 Frankfurt am Main, Germany. Nga të dhënat e sistemit TIMS rezulton se në fakt më datë 06.10.2016 shtetasi Arben Ahmetaj rezulton të ketë dalë nga territori i R.Shqipërisë me linjën e fluturimit Lufthansa - Frankfurt 1424-1425 dhe të jetë kthyer më datë 13.10.2016 me të njëjtën linjë fluturimi ndërkohë që shtetësja Erjola rezulton të ketë dalë më datë 11.10.2016 me linjën Adria Airëays - JP 704/705 Ljubjana dhe të jetë kthyer më datë 13.10.2016 me të njëjtën linjë si shtetasi Arben Ahmetaj.
Në emailin e shtetasit Klodian Zoto ([email protected]) më datë 19.04.2017, ka rezultuar se pasqyrohet nje update booking në Park Hyatt Milano, me adresë Via Tomasso Grossi 1, Milan City Centre, Milan 20121, Italy. Kryer ky booking nga adresa e emailit [email protected] me guest name Erjola Hoxha, 20.04.2017 deri me 22.04.2017.
Lajmi kryesor: