Dosja e vrasjes në Vlorë/ Dëshmia e rojes: Kali u tremb dhe vrapoi tek lokali, i kërkova falje 'Arbenit të Çeçesë'...por ai më rrahu

Dosja e vrasjes në Vlorë/ Dëshmia e rojes: Kali u tremb dhe vrapoi tek lokali, i kërkova falje 'Arbenit të Çeçesë'...por ai më rrahu

TIRANE - Fakti që një kalë i ka prishur qetësinë disa pushuesve që po bënin plazh në muajin gusht në Vlorë, ka shërbyer për keqtrajtimin në grup të rojës së kalit. Gazmend Alushi, i cili paguhej 100 mijë lek të vjetra në muaj nga Ermal allias Eduart Xhezo për kujdesin ndaj kalit, është dhunuar me grushte e shkelma në 4 gusht 2019 nga Arben Beqiraj, djali i tij dhe persona të tjerë familjarë që ndodheshin në lokal. Fill pasi ka shpëtuar nga rrahja e mirë, Gazmendi ka shkuar në banesën e tij, ku aty i kishte shkuar Ermali duke i thënë se kush e kishte rrahur, dhe Alushi i ka pohuar se ishte dhunuar nga “Arbeni i Çeçesë”. Fill pas kësaj, Ermal Xhezo, ka mobilizuar shokët e tij si Shpati Lena dhe kunatin e tij Ariel Kingji, ku të gjithë janë armatosur me automatikë dhe pistoleta, duke shkuar në ambientet e lokalit të Arben Beqiraj, për tu sqaruar lidhur me rrahjen që ata i kishin bërë kujdestarit të kalit të Ermal Xhezot. Teksa kanë shkuar për tu sqaruar, janë ulur 3 minuta në një tavolinë dhe më pas kanë nisur përplasjet fizike deri në përdorimin e armëve, duke sjellë vrasjen e Arben Beqirajt dhe plagosjen e djalit të tij dhe Nesim Hodaj. Kjo ngjarje tronditi qytetin e Vlorës në pikun e sezonit turistik, ndërkohë që dy nga personat e përfshirë në këtë ngjarje kriminale si Ariel Kingji dhe Shpati Lena vijojnë të jenë në kërkim nga policia.

Sot “Shqiptarja.com” zbardh të plotë dinamikën e këtij krimi të rëndë, që fatmirësisht nuk u asgjësua një familje e tërë brenda në ambientet e biznesit të tyre.

"Rreth orës 17:30 tek zona e plazhit që ndodhej para lokalit ka kaluar Gazmend Alushi, i hipur mbi një kalë, i cili po vraponte në pistën e rërës duke sjellë shqetësim për pushuesit. Nga ana e pronarit të lokalit Arben Beqiraj është thirrur Gazmend Alushi dhe së bashku me kalin, personat e familjes Beqiraj e kanë shoqëruar prapa lokalit dhe Arbeni e ka qëlluar me grusht, e më pas prej Ergest Beqiraj dhe më tej nga tre persona të tjerë, të cilët e kanë rrahur prapa lokalit. Me ndërhyrjen e disa personave të pranishëm Gazmend Alushi është larguar nga lokali dhe ka vijuar rrugën së bashku me kalin në anën e pasme të lokalit dhe më tej në brendësi të qytetit të Vlorës", thuhet në dosjen e prokurorisë.

Kujtojmë që Eduart Xhezo nuk është një emër i panjohur për autoritetet shqiptare. Më herët, ai është dënuar me 9.4 vite burg për një tentativë vrasje të dyfishtë, e ndërsa në 25 janar të këtij viti ai u prangos së bashku me një tjetër person si të dyshuar për tentativë të trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali, të një sasie prej rreth 1 ton kanabis. Arrestimi i tij u krye pas operacionit të zhvilluar nga Guardia di Finanza dhe policia shqiptare në një zonë bregdetare mes Fierit e Vlorës, ndërsa mbetet e paqartë se si Xhezo është liruar nga qelia. Ndërkohë disa ditë më parë ai sërish ra në prangat e policisë së Durrësit, ku tentoi tu ikë policisë por që më pas u arrit të kapet dhe të vihet para drejtësisë.

Takimi në lokal pas dhunimit të rojes së kalit, si shpërthyen armët

"Gazmend Alushi, ka njoftuar Xhezon për ngjarjen në fjalë si dhe për faktin se ishte qëlluar prej Arben Beqiraj me grushte, i njohur prej tij si “Arben i Çecesë”. Ndërkohë në orën 19:24 rreth 50 metra mbrapa lokalit afrohet një automjet i markës “Fiat Grande Punto”, me ngjyrë gri të errët, nga i cili zbresin katër persona, ku dy prej të cilëve, afrohen tek lokali ndërsa dy të tjerë, qëndrojnë pranë automjetit në këmbë. Personat që afrohen pranë lokalit përshëndeten me Ergest Beqiraj, djalin e Arbenit dhe më pas ulen në një tavolinë, e cila ndodhej në pjesën e përparme të lokalit poshtë verandës. Këta persona kanë qenë identifikuar si Eduart Xhezo dhe Geno apo Shpati Lena. Në këtë tavolinë shkojnë dhe ulet Arben Beqiraj, djali i tij Ergest Beqiraj dhe një person ende i paidentifikuar nga policia dhe prokuroria e Vlorës. Pasi bisedojnë për rreth 2 apo tre minuta të gjithë personat në tavolinë çohen më këmbë dhe fillojnë të shtyhen me njëri-tjetrin. Në tavolinën që ka qenë fillimisht djali i Arben Beqiraj, ndodhej i ulur një person me kapele me një çantë marsup si dhe vëllai i Arben Beqiraj. Nga ana tjetër Eduart Xhezo pasi është çuar nga tavolina ka lëvizur në drejtim të parkimit të lokalit ku nga pas i është vënë Ergest Beqiraj, Nesim Hodaj si dhe një grua e cila ka dalë nga brenda lokalit.

Ndërsa Geno apo Shpati Lena duke u shtyrë nga 4-5 persona ka ikur në drejtim të plazhit me rërë. Në këtë moment Eduart Xhezo, kur ka qenë tek parkimi ka nxjerrë një armë zjarri pistoletë dhe duke ikur pas makinave të parkuara qëllon në drejtim të këmbëve Ergest Beqiraj, i cili ishte duke e ndjekur nga pas, duke e rrëzuar në tokë. Më pas Eduart Xhezo afrohet në drejtim të Arben Beqiraj, i cili ndodhej tek makina e parë në parkim dhe qëllon ndaj tij disa herë me pistoletë, ku për pasojë Arbeni ka rënë në tokë. Më tej Eduart Xhezo, ka vijuar të lëvizë me armë në dorë ku i është afruar Nesim Hodaj, i cili ka tentuar t'ia kapë armën. Por Xhezo është tërhequr disa hapa prapa dhe ka qëlluar në drejtim të Hodaj duke e rrëzuar edhe këtë në tokë.

Në momentin që Eduart Xhezo, gjuan me armë Ergest Beqiraj, një person që ishte nga krahu i plazhit, i paidentifikuar ka nxjerrë një armë zjarri pistoletë dhe duke u afruar nga drejtimi i parkimit qëllon disa herë në drejtim të parkimit. Pikërisht në këtë kohë njëri nga dy personat që po prisnin në automjet, që mendohet se është Aurel Kingji, kunati i Eduart Xhezos, është afruar me një armë zjarri automatike dhe ka gjuajtur në drejtim të parkimit dhe më pas duke u tërhequr gjuan dhe në tokë. Pas kësaj breshërie automatike, Eduart Xhezo ka hipur në makinën tip “Fiat” dhe së bashku me kunatin e tij Ariel Kingji, janë larguar me shpejtësi. Efektivë të policisë kriminale dhe prokurorë të Vlorës kanë shkuar me shpejtësi në vendndgjarje, ku kanë konstatuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës 8 gëzhoja automatiku, 2 gëzhoja pistolete dhe dy fishekë të paplasur automatiku dhe pistolete. Nga të shtënat me armë janë konstatuar dëmtime në makina të parkuara dhe në fasadën e lokalit", thuhet në dosje.

Dëshmia në polici e kujdestarit të kalit

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, policia e Vlorës identifikoi he shpalli në kërkim tre personat që shkaktuan masakrën në ambientet e biznesit të Arben Beqiraj. Për momentin Eduart Xhezo është arrestuar në Durrës, ndërsa kunati i tij Ariel Kingji dhe shoku i Xhezos, Shpati Lena, vijojnë të jenë në kërkim nga policia. Për këtë ngjarje është marrë në pyetje njeriu që u bë dhe shkaktari i vrasjes së Beqirit, Gazmend Alushi, i cili ishte personi që kujdesej për kalin e Eduart Xhezos.

Në dëshminë e tij ai ka treguar se në 4 gusht 2019 rreth orës 16:30 ka marrë kalin dhe ka shkuar tek plazhi i vjetër dhe pasi e ka lidhur ka shkuar për të pirë një birrë. Pasi ka konsumuar birrën, ka dalë nga lokali dhe është nisur në drejtim të vendit ku kishte lidhur kalin dhe në një moment kali është trembur, ka këputur litarin dhe ka filluar të vrapojë në drejtim të kabinave, duke kaluar pranë lokalit të Arben Beqiraj. Pasi ka arritur që ta kapë kalin, rreth 20 metra në afërsi të lokalit të Arbenit, ky i fundit ka dalë nga lokali dhe ka filluar ta shajë me fjalë fyese, pasi kali kishte kaluar pranë plazhistëve. Gazmend Alushi ka pohuar se i kishte kërkuar falje, por Arbeni e ka goditur me grusht në fytyrë. Pas tij kanë shkuar dhe katër persona të tjerë të cilët e kanë qëlluar me shkelma dhe ai është rrëzuar në tokë. Me ndërhyrjen e disa grave në plazh Alushi është lënë i lirë dhe është larguar së bashku me kalin, që e kishte në pronësi Eduart Alushi. Pasi ka shkuar në banesë, rreth orës 18:00 i ka shkuar në shtëpi me një fuoristradë me ngjyrë bezhë të hapur, ku në të ndodhej Ermal Xhezo, i cili e ka pyetur se kush e kishte rrahur. Alushi i ka pohuar se e kishin rrahur “Arbeni i Çeçesë” me disa persona të tjerë që ishin tek lokali i tij. Më pas djemtë Luan Xhezos kanë shkuar në lokalin e Arben Beqiraj të shoqëruar edhe nga Shpati Lena dhe Arieli, të cilët kanë qenë të armatosur, duke debatuar dhe kërkuar llogari se përse Arbeni i kishte sharë. Më pas ka filluar përleshja fizike dhe me armë, ku Xhezo ka qëlluar në drejtim të Arben Beqiraj duke e lënë të vdekur në vend,djalit të tij Ergest dhe Nesimit. Ndërkohë gjatë kontrollit fizik të automjetit tip Rang Rover në pronësi të Eduart Xhezos është gjetur një qese me 33 fishekë pistolete dhe një karikator. Nisur nga këto rrethana ndaj Eduart Xhezos, shokut të tij Geno Lena dhe kunatit të tij Aril Kingji, është ngritur akuza e “Vrasjes në rrethana cilësuese” kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa lejë e armëve luftarake dhe municionit”.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mario: 14/11/2019 21:42

    Po ai arbeni i kishte ren vet ne qaf cunave .... t ter flasin mir per cunat gjynah i mori ne qaf ai arbeni

    Përgjigju
  • Sokol Cukani: 10/11/2019 21:53

    Mirë ja bënë

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 10/11/2019 18:31

    Filmi "Pylli i Lirise"

    Përgjigju
  • Sigurim provash: 09/11/2019 13:52

    Soni dihet qe ai muhabet do vazhdoje eshte soj i shtuar xhezoja plus anetare te alushit do vihen dispozicion iku koka e gjarprit te tjeret i shkojn pas

    Përgjigju
  • Colarku: 09/11/2019 09:24

    Tē tē vēj evgjiti në sedēr.oo Kalin kush e gēzon¿

    Përgjigju
  • Anonim: 08/11/2019 22:52

    O legenat e muti o evgjitrit e coles o shkrdhata

    Përgjigju
  • Fieri: 08/11/2019 16:12

    Vlonjatet jan te gjith moterqira po qe jan dhe gango jan i njef gjith shqiperia ka vend qe behet luft si ne vlore sa vrasje e plagosje leje djegje makinash

    Përgjigju
    • Vlora: 27/12/2019 22:00

      Po ca t kan ber vlonjatet ty ont qifsha me t bukren e fisit

    • Durresi: 09/11/2019 10:03

      Vlora ka djem trima me vjen keq qe po vriten po ne jug vella komandon vlora,ne veri tropoja

    • Durres: 09/11/2019 09:57

      Nga veriu jam me vjen keq ca po ndodh ne vlore Por vlonjatet jane djem trima ne jug E tropojanet ne veri Tjeret folin kot

    • Fieri: 09/11/2019 09:35

      Lalet jan populli me i pabes me hipokrit me te ndyre nuk behet ..edhe femrat jan kurva..

    • Vlonjati: 08/11/2019 20:39

      Jo vetëm Vlora po dhe Tirana robt o Fierak

    • Te qift motren vlora: 08/11/2019 16:48

      Motren dhe ca ke ne fis po te bukurat se ne na vlora e kemi mbyll me ndere

  • Çami: 08/11/2019 16:10

    Po leje kete çami çamet e kshu me radh çamet i festuan vitin faqes die ju akoma çami . Lejini çamet ne pun te tyre se kam hallin e babait te ati qe ra brenda

    Përgjigju
  • Go west: 08/11/2019 14:17

    Beni i Ceçes-bisnesmen!! Turp per gazetaret qe fyejn krejt boten e bisnesit. Beni dhe lloji i tij normalisht e kane patur vendin ne burg. Ata qe i kane dhene plazhin ne administrim nje banditi duhet te pergjigjen ne Prokurori.

    Përgjigju
  • Kush bab teqé karbonara: 08/11/2019 14:11

    Bo bo bo bo c tmerre...tmerre primitive nga krijesa bajga, vlonjatet krijesa bajga, te egjer primitive. Pështirje dhe peshtyrje...të ulet shume

    Përgjigju
  • Vlora: 08/11/2019 12:21

    Arsye te forte keni patur o trima per tu hakmarre. Me ore pune jeni, po pse te merrni edhe jete njerzish kot duke bere veprime tejet jo proporcionale!

    Përgjigju
    • xXx: 08/11/2019 14:02

      Në kurriz të të tjerve është kollaj të flasësh në mënyrë proporcionale o "profesor"...

  • Muzafer Dardha: 08/11/2019 12:19

    Këta të tjerët si njoh, po për këtë Arbenin e Ceces cfar kam dëgjuar nëpër Vlorë,të gjithë thonë krye robq*r njeri.

    Përgjigju
    • Vlora: 09/11/2019 18:34

      Ke te drejt o anonim djal trim beni edhe gojoren e bente mire ...si trim qe ishte..

    • Anonim: 08/11/2019 23:00

      Ti snjeh veten e teteme q ke n shpi o legen arbeni ishte kapo dhe mbret ju vinte perpara te terve benit shurrn n brek

    • Vlore: 08/11/2019 21:18

      Po te vesh burri mir na thuaj emrin dhe ti

    • Raki rrushi: 08/11/2019 14:57

      Po i pergjigjem sonit qe qenke nje palaco ... cam trima dilni nga vrima...papa zjarr

    • Italia: 08/11/2019 14:56

      Beni ishte pederast ne itali .. punonete me lek .. ishte zhinolog..

    • Barjam Hajro: 08/11/2019 13:51

      Jo vetem kryerobqir po ka rahur edhe burrat ne sy te gruas dhe femijeve per nje sqarim qe i kane kerkuar.Iku trimi Ceces vate per dhjam qeni

    • Soni: 08/11/2019 13:48

      Po i pergjigjem keti komentusit qe ka vene emrin Muzafer Dardha. Arbeni ceces dhe mund te jet ashtu si thua ti por me moterqira nga ai ermali dhe shpati nuk eshte por dhe ti do jesh akoma me moterqir nga keta te dy te findit do jesh ushtari atyre te japin na Nje pjate me sup. Po mos haro se KY muabet nuk mbaron me kaq

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë