Pak ditë më parë Kostandin Xhuvani, dajli i aktores së njohur dhe deputetes së PS, Luiza Xhuvani, regjisorit Gjergji Xhuvani, mori një dënim me 2 vite heqje lirie për veprën penale të vrasjes. Gjykata e Tiranës e dënoi me akuzën e “vrasjes së kryer në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”. Deklarimin fajtor të të pandehurit Kostandin Gjergj Xhuvani, për kryerjen e veprës penale të “prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake” dhe dënimin e tij me 1 vit burgim. Në bashkim të dënimeve, të pandehurit Kostandin Gjergj Xhuvani i caktohet një dënim i vetëm prej 3 vjet burgim. Në aplikim të gjykimit të shkurtuar, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri Kostandin Gjergj Xhuvani dënohet me 2 vjet burgim”, vendosi Gjykata e Tiranës.
Mësohet se mbi inspektimin e befasishëm, i cili po kryhet nga një grup special inspektorësh, u njoftua edhe Prokuroja e Përgjithshme. Sipas Halimit inspektimi po kryhet mbi e barazisë së individëve para drejtësisë. Në cdo rast flagrant të shkeljes së ligjit apo edhe kur dyshohet për ndonjë episod të tillë, ministri i drejtësisë ka të drejtë të urdhëroj rishqyrtimin e dosjes. Në këto raste nuk bëhet fjalë mbi një ndryshim të dënimit, por vetëm në hetimin e shkeljeve të mundshme.